"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.
Në këtë libër lexuesit i jepen tri drama të pazakonta të shkrimtarit kinez Lao Ma: “Karnavalet e M. M. Bahtinit”, “Sokrati”, “Ushtari i mirë Shvejk”. Heronjtë e këtyre dramave, të vendosur në titullin e secilës prej tyre, përgjithësisht janë të njohur për lexuesin.
Arsen Lypeni në Stamboll!... Si? Arsen Lypeni, hajduti i famshëm francez, vagabondi i sjellshëm, emri i të cilit është përhapur në të gjithë Europën dhe që i janë përkthyer e shtypur të gjitha aventurat në shumë gjuhë?... Po, dora vetë!...
Ende e ruaj letrën që gjeta në Suvejda duke ndjekur drejtimin e shigjetës brenda zemrës, në të cilën shkruhej "këto tri statuja janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja ime... Tashmë janë të gjitha tuat."
Dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një regjisor vendos të pasqyrojë jetën e vëretë, duke krijuar një film pa skenar, ku aktorët mësojnë historinë dhe rolin e tyre gjatë zhvillimit të skenarit.
Një histori korrekte e Republikës Turke nuk mund të shkruhet pa njohur jetën e zonjës Latife, Zonja Ataturk. Shtypi botëror pasqyronte mbrojtësen e të drejtave të grave, gruan e pambuluar të Mustafa Qemalit hap pas hapi si një lajmëtare e shndërrimeve të Turqisë.
Bashkë me tulipanin, realitetet e hidhura përnjëherësh shndërrohen në ëndrra të lumtura, hekuri i ndryshkur në argjende të shndritshme, shikimet e ashpra në buzëqeshje të ëmbla; bashkë me tulipanin, brenda meje jeton një e dashur, për hir të së cilës jeta sakrifikohet. Tulipani është kurorë mbi mua dhe unë jam nevojtar për të.
Shumë histori do të kenë kaluar të mitë dhe ato ndryshojnë e përzihen me njëra – tjetrën aq shumë saqë nuk arrij të kuptoj se ku fillon njëra dhe ku përfundon tjetra.
Në jetë vetëm ikim. E kalojmë atë duke goditur trupin e grave, duke u hequr fëmijëve përkëdhelitë. Tani frymët janë shuar, të përziera ironikisht me njëra – tjetrën. Sa e bukur do të ishte dukur kjo afri në kohë të tjetra! Burra, gra, pleq, fëmijë, familjarë, miq, të panjohur, të gjithë të bashkuar.