• Banner

Lista e librave të botuesit Fan Noli

Botime nga shtepia botuese Fan Noli
Filtrat aktiv

Botuesi: Fan Noli

Batakçiu, Orhan Kemal

Shitej drogë, opium, falsifikoheshin raportet e dentistëve dhe të dënuarit rrinin jashtë deri natën vonë... dhe më e keqja ishte se Drejtori i mëparshëm vinte në burg i dehur tapë dhe luante kumar me të dënuarit. Avokati, edhe pse i dinte të gjitha këto, bërtiti gjoja sikur ishte i befasuar.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Xhemilja, Orhan Kemal

Lajmi i keq që solli Xhemilja, ishte ai që të gjithë e prisnin qysh prej mëngjesit. Tani, më në fund, kishte mbërritur. Frika u përhap si zjarri në gjithë lagjen. Duke ndier se fëmijët dhe të dashurit e tyre ishin në rrezik, banorët u futën nëpër shtëpi dhe morën ç'tu zinte dora: copa druri, hunj, gurë dhe shkuan pas Malikut e Mujit.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kafe Hiena, Jana Benova

Kafe Hiena ishte një kafene me goxha hapësirë që frekuentohej, kryesisht, nga të huajt dhe nga njerëz të pasur. Këtu ata e konsideronin Trini të jesh student. Ata gjendeshin, gjithnjë, duke u dridhur nga të ftohtit, jo të veshur ngrohtë, duke ngrohur duart me filxhanët e nxehtë, duke përzier gjithfarë alkoolesh dhe, vazhdimisht, duke lexuar ose duke...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Vendi i dashurisë dhe i rrënojave, Oddny Eir

E ftova të vinte me mua, por më tha se nuk i bëhej. Kishte frikë se mos pa e pasur mendjen do të futej në jetën e mbase edhe në mitrën time, duke thënë se ndiente dëshirë. Kësisoj vendosi të futej në tokën nënë dhe mandej të më takonte si tjetër njeri.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

A është vërtet dashuria art? Në qoftë se po, atëherë ajo kërkon punë dhe dijeni. Nëse ajo nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi e këndshme, përjetimi i së cilës është diçka e rastësishme, një gjendje që e provoni po t'ju ecë fati, atëherë puna ndryshon.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Zonja me kone, A. P. Cehov

Nakokov e ka shpallur këtë tregim të Çehovit si një nga tregimet e shkurtra më të madhërishme të botës. Një histori dashurie jashtëmartesore mes një bankieri rus dhe një zonje të re me të cilën takohet gjatë pushimeve në Jaltë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Ditari sekret 1836-1837, A. S. Pushkin

Fati po realizohej – kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane? Dantesi u bë shpagimi i fatit për karakterin tim të dobët. Në qoftë se fitorja do të jetë në anën time, atëherë unë do të përmbys ligjet hyjnore dhe Venusi do të mbretërojë pafundësisht në qiejt e mi.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar