Lista e librave të botuesit Fan Noli

Botime nga shtepia botuese Fan Noli
Filtrat aktiv

Botuesi: Fan Noli

Grimca dashurie platonike, Guray Sungu

Më ka bezdisur gjithnjë fakti që nuk ka pasur një shtyllë në krye të qoshes. Nuk ka rëndësi se çfarë shtylle, shtyllë elektrike, apo shtyllë semafori, apo shtyllë për tabelën e stacionit të autobusit, apo shtyllë për reklama, apo një shtyllë e ngjashme me diçka të tillë.
400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Makthet e një nate vere, Hakan Bicakci

Nuk mund ta kuptoja se si kisha humbur pas një ecjeje aq të shkurtër dhe të drejtë. Po endesha rreth e qark me manovrime të pavetëdijshme, hapa të shqetësuar dhe vështrime të hutuara rreth rrugëve anësore të ftohta dhe të zymta që i ngjasonin njëra – tjetrës.
400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Dashuria e Talatit dhe Fitnetes, Sami Frashëri

Atë ditë deri në mbrëmje zemra nuk më rrinte e qetë. Në dhomën time shëtisja prej një qosheje në tjetrën. Në mbrëmje, edhe pse më thirri babai në darkë, u turpërova që të shkoja; sytë nuk më pushonin nga të derdhurit e lotëve, madje asnjë minutë.
400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Vite të zbrazëta, Orhan Kemal

Gjyshja jote i mori prapë të gjitha. Me sa duket, i paska marrë hua nga miqtë dhe fqinjët, për sytë e botës. Dhe tani ua kthyen pronarëve. Kanë të drejtë, apo jo? Besoj se edhe ti je dakord që ato duhej të ktheheshin apo jo?
400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Vuajtje, Hande Altayli

Mendimi se njeriu ishte një lloj krijese fisnike ishte fund e krye një marrëzi. Njerëzit janë krijesat më të mjera dhe më të përçmuaranë tokë. Po të kishim pasur vetëm një grimcë fat do të kishim ardhur në këtë botë si ndonjë luan, tigër, rinoceront apo gomar.
400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Hah, Birgul Oguz

Hah rrëfen udhëtimin shpirtëror të një gruaje të re të brengosur për humbjen e idealeve të saj të vendlindjes. Solide, krijuese, e zhurmshme si një stuhi, çdo histori është një meditim i fuqishëm në aktin e zisë, duke fiksuar imazhe mbresëlënëse në mënyra të ndryshme dramatike, zemërim, dashuri, frustrim, kapriço, butësi dhe mall.
400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Në emër të Atit (e të Birit), Immanuel Mifsud

Immanuel Mifsud ka lindur në Maltë në vitin 1967. Ai ka botuar disa vëllime me tregime të shkurtra e poezi dhe është fitues i Çmimit Malta Libri Kombëtar për prozë. Ai ka botuar gjithashtu tregime të shkurtra për fëmijë dhe një përmbledhje me ninulla në gjuhën malteze.
400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Hakmarrja e Trojës, Erhan Afyoncu

Dinastia osmane numëron mjaft emra komandantësh të mëdhenj, por askush përveç Fatih Sulltan Mehmetit nuk arriti t'i kushtojë rëndësi aq të madhe shkencës, filozofisë, komunikimit dhe artit. Fatih Sulltan Mehmeti është themeluesi i vërtetë i Perandorisë Osmane; madje mund të thuhet me plot gojën që ai ishte një udhëheqës rilindjeje.
400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Hija e shtetit osman, Erhan Afyoncu

Perandoria Osmane është një prej tre perandorive të mëdha që ka parë historia. Ashtu si perandoria e Romës dhe e Anglisë, edhe Perandoria Osmane e vijon ndikimin e saj megjithëse është zhdukur nga skenat e historisë. Perandoria Osmane, duke i dhënë drejtim politikës së botës në shek. XVI, dha kontribut të madh në formimin e strukturës së sotme politike...
400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Shekullar dhe fetar, Nilufer Gole

Ajo studion përplasjet ndërkulturore që shfaqen përreth Islamit në arenën publike të Europës. Ideja sociologjike e Goles synon të bëjë kritikën e centralizimit – europian në përkufizimet e modernizmit shekullar duke i hapur rrugë nga një perspektivë jashtë – perëndimores tek një lexim i ri.
500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Ç'është kombi, Ernest Renan

Kjo konsideratë ekskluzive për gjuhën, ashtu si dhe vëmendja e tepruar ndaj racës, ka rreziqet e saj, si dhe të metat e papërshtatshmëritë e veta. Kur pranon ekzagjerime të tilla dhe mbyllesh brenda një kulture të përcaktuar, të konsideruar si kombëtare, veçse kufizohesh, mbyllesh ndaj të tjerëve.
500 Lekë
More