Shqiptarët janë populli me shumicën më të madhe myslimane në Europë. Ata sot shtrojnë pyetjen, cilës botë i përkasin: botës islamike apo Europës së krishterë. "Çështja shqiptare" e veçanërisht e ardhmja e Kosovës, ka vënë në lëvizje edhe politikën evropiane.
Përfshin trembëdhjetë rrëfime që përbëjnë një kombinim të zgjuar mes të mrekullueshmes dhe të mbinatyrshmes, gërshetuar me realitetin e sotëm. Është shkruar në një mënyrë të tillë sa që në fakt është e vështirë të bësh dallimin mes ç'është reale e çështë e sajuar, midis të mundurës dhe të pamundurës.
Një vepër që ka në qendër të saj analizën e shndërrimeve në jetën e përditshme dhe ndikimi i tyre në evolucionin e shoqërisë. Në këtë libër autori përpiqet t'u japë përgjigje disa pyetje të tilla si: Ç'nënkuptojmë me fjalët aq shpesh të përdorura "Identitet Europian"?
Një ndër prej veprave më interesante të Stefan Zweig-ut. Një portret i shkëlqyer psikologjik e historik i Erazmit të Roterda mit, një prej fi gurave më interesante e komplekse të Rilindjes dhe të mbarë historisë intelektuale të Europës.
Në këtë vëllim përmblidhen disa nga punimet e tij të fushave të kulturës kishtare, posaçërisht të traditës bizantine dhe mbasbizantine në Shqipëri, që përfaqësojnë pjesën më substanciale të kërkimeve shkencore të Dhimitër Bedulit,që përbëjnë një kontribut të çmuar për kulturën tonë.
Një libër në të cilin, duke u anashkaluar historia dhe gjeografia, por edhe tregimi romanesk si dhe anketimi etnologjik, autori rreket të kuptojë se ç'është bota mesdhetare, ç'janë popujt dhe kulturat që mbart ajo.
Një libër shumë i rëndësishëm për të kuptuar ç'po ndodh sot në botë dhe që u jep përgjigje shumë pyetjeve që shumë shumëkush i bën sot, duke vlejtur kështu si për studentët ashtu edhe për pedagogët e shkollave tona. Në këtë vepër kërkohen të gjenden arsyet e asaj që po ndodh sot në Lindjen e Mesme dhe, më në përgjithësi, në botën islame.
Përse është objektiv dhe i pashmangshëm procesi i matematizimit të shkencës? Cila është dialektika e tij? Çka u ofron matematika shkencave që matematizohen? Përse depërtimi i matematikës në degët e tjera të dijes është një stimul i fuqishëm përparimi për vetë matematikën?
I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe xha Siksteni. Kjo gjë e trishtonte mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh, befas ai mori si dhuratë një mollë të artë, e po ashtu, gjeti një shishe të hedhur birre, dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë, pa se brenda saj diçka po lëvizte.
"Apologjia e një matematikani" e shkruar nga G. H. Hardi, një ndër matematikanët më të shquar të shek. XX, është parashtrim emocionues i raportit të një shkencëtari të madh me disiplinën së cilës i kushtoi tërë jetën e vet.