• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Gabriel Garcia Marquez

Gabriel Garcia Marquez (6 mars 1927 - 17 prill 2014) ishte një shkrimtar, skenarist dhe gazetar kolumbian i njohur me dashuri si Gabo nëpër të gjithë Amerikën Latine. I konsideruar si një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë dhe një nga më të mirët e gjuhës spanjolle, ai fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982. Ai braktisi studimet për drejtësi me synimin për të bërë karrierë si gazetar.

Ai shkroi shumë vepra jo-letrare si dhe romane të shkurtra e të gjata. Vepra e tij erdhi në shqip duke filluar nga fundi i viteve 1980 falë shqipërimeve të Mira Meksit, Aurel Plasarit dhe Robert Shvarcit. Ai u bë i famshëm për një stil letrar të njohur si realizmi magjik, i cili përdor elementë magjikë në ngjarje të zakonshme dhe realiste. Disa nga veprat e tij janë vendosur në një fshat imagjinar, Makondo, i cili pjesërisht është frymëzuar nga vendlindja e tij, Arakataka. Shumica e tyre eksplorojnë temën e vetmisë.

Dashuria në kohërat e kolerës konsiderohet si një nga veprat më të mira të Markezit dhe erdhi në shqip fillimisht në fund të viteve 1980 nga Mira Meksi. Aktualisht është ribotuar nga Shtëpia Botuese Onufri në vitin 2017.

Njëqind Vjet Vetmi është kryevepra e Markezit, saga e familjes Buendia, e cila shërben si një bazë për të rrëfyer historinë njerëzore të Kolumbisë.

Udhëtim në Europën Lindore është një libër me reportazhe të Markezit gjatë kohës që ai ishte i ri, nga vendet komuniste të rajonit tonë. Ky libër ka ardhur në shqip në vitin 2016 me përkthimin e Edlira Hoxhollit.

Në vitin 2017, Bashkim Shehu solli në shqip Gjenerali në labirinthin e tij, romani që përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit, heroit revolucionar të Amerikës Latine.

Dymbëdhjetë tregime pelegrine e përkthyer nga Mira Meksi flet për jetët e zakonshme të emigrantëve amerikano-latinë.

Jeta e Markezit vjen me fjalët e tij pjesërisht te Jeto për ta treguar. Është një tregim për njerëzit, vendet dhe ngjarjet, ashtu siç i kanë ndodhur: familja, puna, politika, librat dhe muzika, Kolumbia e tij e dashur, episode nga jeta e tij, të pathëna deri tani, dhe incidente të cilat më vonë do të shfaqeshin, të shndërruara dhe të përfshira në letërsinë e tij.

Filtrat aktiv

Botuesi: Onufri

Shihemi në gusht, Gabriel García Marquez

Çdo vit në gusht, Ana Magdalena Bach-u merr tragetin për në ishullin ku është varrosur e ëma, që t’i çojë lule në varr. Këto udhëtime kthehen në një ftesë të papërballueshme për t’u shndërruar në një tjetër njeri gjatë një nate në vit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Kur një doktoreshë shfaqet në pragun e derës së markezit të Kasaldueros dhe parashikon një sëmundje tërbimi në qytetin e tyre port në Kolumbi, ai i shpërfill pretendimet e saj – deri në momentin kur dëgjon se vajza e tij e vogël, Sierva Maria, ishte një nga katër personat e kafshuar prej një qeni të tërbuar dhe e vetmja që kishte mbijetuar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar