Lista e librave të autorit ose përkthyesit Anna Premoli

Filtrat aktiv

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e jetës sime, Anna Premoli

Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!
8,50 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Të lutem më lër të të urrej, Anna Premoli

Xheniferi dhe Iani njihen prej shtatë vjetësh kurse pesë vitet e fundit i kanë kaluar në luftë me njëri-tjetrin. Mes dy shefave të degëve në një bankë të rëndësishme tregtare të Londrës lufta është krejtësisht e hapur.
8,50 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuri dhe telashe, Anna Premoli

 Eduardoja, i mësuar të dilte gjithnjë i fituar, nuk arrin ta besojë që Elena nuk u bindet arsyetimeve të tij aq të vyera. Humbja nuk është pjesë e kodit të tij gjenetik.
10,20 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Shumë dashuri për asgjë, Anna Premoli

I pëlqen të përqendrohet në sfidat e punës dhe në “listën” e saj të famshme, atë që e hartoi një mbrëmje, kur ishte nën ndikimin e fortë të alkolit. Edhe pse ideja i lindi rastësisht, Viola e la veten shpejt të emocionohej nga ideja e kryerjes së të gjitha pikave të “listës së përmbushjeve”: kështu, vendosi të fillojë aventura që nuk mendonte se mund t’i...
10,20 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Thjesht një histori dashurie, Anna Premoli

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s'kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.
10,20 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria nuk është kurrë e thjeshtë, Anna Premoli

Po sikur, për të marrë notë të mirë në universitet, të duhet të zësh miqësi me dikë që nuk të pëlqen? Lavinia mendonte se kishte mësuar shumë nga jeta por, pas maturës, dëgjoi këshillën e prindërve dhe u regjistrua për të studiuar ekonomi.
10,20 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Derisa dashuria të na ndajë, Anna Premoli

Rasti i parë me të cilin do t’i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë. Por ajo që duket e thjeshtë, mund të ndërlikohet papritur e papandehur, nëse për shembull avokati mbrojtës i vajzës është pikërisht ajo, Amalia Bergeri, që Rajëni ka dhjetë vjet pa e parë... 
10,20 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Një ditë e përkryer për t’u dashuruar, Anna Premoli

Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije...
10,20 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Më prano siç jam, i dashur, Anna Premoli

I dëshpëruar dhe i cungët në ide, në kërkim të frymëzimit provoi të kthehej në qytetin e lindjes, atje ku kishte zënë fill gjithçka. Dhe pikërisht në Nju Jork do të njohë Lorelën, shkrimtare romanesh rozë shumë prodhimtare.
10,20 GBP
More