• Banner

Lista e librave të botuesit SARAS

Shtepia botuese SARAS
Filtrat aktiv

Botuesi: SARAS

Kreuztanne, Fate Velaj

Ditët rridhnin monotone në normalitetin e tyre dhe sa dilja nga puna, nga larg, mes pemëve shquaja Klarën, gruan time, te dritarja duke më pritur. Ditëve me diell ajo vinte deri aty tek fabrika dhe priste jashtë portës sa të dilja e së bashku bënim në këmbë atë pak rrugë që ishte që aty e deri tek shtëpia.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Lufta e shenjtë dhe e shenjta aleancë, Manlio Graziano

Sa më shumë fetë rifitojnë hapësirë dhe dukshmëri në shoqëri, aq më shumë shfrytëzohen për qëllime jofetare: për të fituar në zgjedhjet, për të mobilizuar masat, për të shkaktuar trazirë në kampin armik, për t'u dhënë mbulesë bizneseve të ligjshme apo të paligjshme, për të gjetur krah pune me çmim më të ulët, për të ushtruar ndikim ndërkombëtar etj.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Pax Albanica, Mustafa Nano

"Pax Albanica" është një hulumtim i kujdesshëm në të shkuarën tonë, përmes rrëfimeve të gjetura në arkivat e kohës, të udhëtarëve, gazetarëve që shkelën herët në Shqipëri apo mendjeve të ndritura shqiptare, duke ndërtuar një portret të munguar deri tani mbi raportin që shqiptarët kanë mbajtur me fenë që nga pushtimi osman.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Libri i fluturave, Veton Surroi

Ky libër është, ashtu i nxitur, një përshkrim përvoje, duke përdorur sa më mirë që është e mundur kujtesën dhe tashmë distancën dhjetëvjeçare nga lufta, të nevojshme për të mos u ndikuar nga zjarri i saj.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Selam Aleikum Baba, Mustafa Nano

Historia e dy vëllezërve Adlit që u konvertua në mysliman dhe Gonit që nuk besonte në jetën e qiellit...historia e dy djemve në Shqipërinë e pas viteve 90, përmes një rrugetimi të përbashkët për ti thënë lamtumirë të atit...Një libër jo vetëm për te kuptuar botën e një besimtari por dhe një rrëfim per të kuptuar vdekjen.

Çmimi 9,44 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shtëpia e takimeve, Martin Amis

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa...

Çmimi 9,44 
More
Në gjendje

Referenca: 2763

Botuesi: SARAS

Historia e fshehte e kapitalizmit italian, Cesare Romiti, Paolo Madron

Cesare Romiti ka përshkuar 50 vjet të historisë italiane. Këtë e ka bërë jo vetëm si menaxher, administrator i deleguar dhe president i Fiatit në fillim dhe president i Rcs-së më pas, por edhe si protagonist i një sistemi që bashkonte financën, kapitalizmin e familjeve të mëdha dhe politikën, në një ndërthurje që ka prodhuar njëkohësisht fryte të...

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje