Botuesi: Ideart
Gjumi i tokës, Ali Podrimja
Ali Podrimja bën pjesë në bërthamën e poetëve që hynë në letërsinë shqipe në gjysmën e dytë të shek. XX dhe që, me dhimbje e mundime prometeiane, hapën udhën për një zhvillim të fuqishëm të poezisë sonë. Ali Podrimja është një shpirt e një mendje përherë në kërkim: në kërkim të lirisë, atdheut, njeriut.