Lista e librave të autorit ose përkthyesit Graham Greene
Henry Graham Greene (2 Tetor 1904 – 3 Prill 1991), i njohur më së shumti me emrin e artit Graham Greene, ishte një shkrimtar anglez i konsideruar nga shumë kritikë si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Duke kombinuar famën letrare me popullaritetin e lartë, Greene fitoi reputacion që në fillim të jetës së vet si shkrimtar madhor, qoftë për romanet seriose Katolike ashtu edhe për thrillerat (ose librat "dëfryes" siç i quajti ai vetë). Ai ishte kandidat për çmimin Nobel në letërsi në vitet 1866 dhe 1867. Përgjatë 67 viteve të karrierës si shkrimtar, ai shkroi 25 romane në të cilat eksploroi çështjet ambivalente morale dhe politike të botës moderne, shpesh përmes një perspektive Katolike.
Dashuria, urrejtje, lumturia, dëshpërimi, morali, imoraliteti, lakmia dhe sakrifica, gjithë virtytet e dobësitë e karakterit njerëzor shtjellohen mjeshtërisht në këtë roman grotesk, të shkurtër, por të përsosur, të autorit të madh anglez të shek. XX.
Historia e një gruaje të humbur mes dy burrave, bashkëshortit dhe të dashurit, tregohet nga pikëpamja e të dashurit. Komploti është dramatik, karakteret janë krijuar me mjeshtëri dhe përfshihen në një histori njerëzore nga më të zakonshmet.
Dhoma e ndenjes ishte rrëmujë, dukej sikur ndonjë kalama i prapë të kishte pllakosur aty, midis karrigeve prej tubash, duke hapur e duke përmbysur sirtarët, duke thyer e duke qëlluar gjithçka, si t’i bindej një impulsi të marrë.
Pa dyshim "Pushteti dhe lavdia" është kulmi i romaneve të tij. Ky roman në qendër të tij ka dhunën psikologjike dhe fizike të një prifti në arrati si dhe luftën e tij të brendshme me veten dhe Zotin. Duke qenë një roman i jashtëzakonshëm ai njohu një sukses të bujshëm duke mbetur vepra më e fuqishme e këtij shkrimtari të madh anglez.