Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 1 080 kg

Çmimi

Çmimi

  • 3 Lekë - 7 500 Lekë

Filtrat aktiv

Botuesi: Te tjere

Enigma për t'u zgjidhur

Dëshiron të bëhesh një gjeni i vogël? Seria e librave "Doktor Gjeniu" përmban lojëra zbavitëse logjike dhe inteligjente, që ndihmojnë të zhvillosh kujtesën, shkathtësinë mendore dhe përqendrimin. Me lapsin elektronik mund të gjesh menjëherë përgjigjet e sakta.
720 Lekë
More

Botuesi: Erik Botime

Enigma E.Y. dhe Kalorësit Dardanë, Moikom Zeqo

Është një libër metaforik në një kuptimshmëri të shumëfishtë që i kapërcen shumë libra të tjerë ndonëse të famshëm, ndonëse më “seriozë”. Përzgjedhja e këtyre tregimeve përbën një mozaik kujtese. Ka në to një intimitet dhe një ringjallje të sagave virtuale ilire dhe të simfonisë universale të detit.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Eneida, Aventurat e Eneas, përshtatje për fëmijë

Historia që rrëfen Virgjili, dhe ajo që ai profetizon, është historia e Romës dhe e tërë Italisë. Dhe tërë kësaj i shtohet mrekullia e aventurës, që nga Troja në flakë e udhëheqësi Enea, mespërmes Mesdheut, nga një dhé në tjetrin, duke takuar dashuri dhe beteja.
450 Lekë
More

Referenca: SKU001872

Botuesi: Te tjere

Ëndrrat e anijes me vela, Viktor Canosinaj

Trajton botën e fëmijëve dhe të rinjve në kohën e diktaturës komuniste. Familja e Lorikut bëhet viktimë e një dënimi të padrejtë: babai i tij, drejtor i një uzine, burgoset për sabotazh, ndërsa pjesa tjetër e familjes internohet në një fshat të humbur. 
250 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Ëndrra e një nate vere, Bing Bo

Kjo seri përmbledh vepra përfaqësuese të dhjetë shkrimtarëve të njohur të letërsisë kineze për fëmijë, disa prej të cilëve janë nominuar për Çmimin Hans Christian Andersen. Të gjitha veprat e tyre janë përralla dhe histori për fëmijë kinezë. Ka marrëdhënie midis dashurisë dhe lumturisë, realitetit dhe fantazisë, njerëzve dhe natyrës. Në këto vepra, çdo...
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Enciklopedia ime e parë

Kjo seri me libra elektronikë përfshin një tematikë të gjerë për fëmijët e moshës 3-4 vjeç, ku jepen njohuritë fillestare për shkronjat e fjalët, numrat, kafshët, natyrën e mjedisin përreth. Me një miush magjik që lëshon tinguj dhe dritë ndihmohet fëmija për përgjigjet e sakta.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Vellezerit Tafa

Enciklopedia ime e madhe e natyrës

Bota është e mbushur me ndodhi, fenomene dhe pamje fantastike. Shumë herë mrekullitë e natyrës, katastrofat dhe një mori fenomenesh që na befasojnë me mënyrën e shfaqjes së tyre.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Vellezerit Tafa

Enciklopedia ime e madhe e kafshëve

"Enciklopedia ime e madhe e kafshëve" është një udhëtim i domosdoshëm në mbretërinë e kafshëve. Gjatë këtij udhëtimi ju do të zbuloni dhe do të njihni kafshët e çdo skaji të planetit, - nga majat më të larta të maleve e gjer në thellësitë e oqeaneve; nga dendësitë e xhunglës e gjer në shkretëtirat e nxehta apo akullsinë polare.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Vellezerit Tafa

Enciklopedia ime e madhe e hapësirës dhe e universit

"Enciklopedia ime e madhe e hapësirës dhe e universit" paraqet një tablo të mrekullueshme të hapësirës dhe të universit. Ju do të magjepseni me veçoritë e sistemit diellor, të planetëve, të galaktikave dhe me një mori të dukurive të pafundësisë qiellore.
800 Lekë
More