Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 1 080 kg

Çmimi

Çmimi

  • 0,00  - 103,00 

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Referenca: 2945

Botuesi: Dituria

Kujtimet e Adalbertos, Angela Nanetti

Kush thotë që kur je 11 vjeç nuk ke probleme? Kur je 11 vjeç duhet të ndërrosh shkollën, "Të rriten qimet e para ose të dalin dhëmbët si të kastorit". Dhe po qe se këtyre halleve u shtohen edhe dy teze dhe një gjyshe që fusin hundët kudo, dhe një emër më i gjatë se vetë shtati yt, atëherë jetë mund të bëhet vërtet e vështirë.
2,78 
More

Referenca: 2944

Botuesi: Dituria

Pema misterioze, Donatela Bindi Mondaini

Në vjeshtën e vitit 1943, në një çast dramatik të Luftës së Dytë Botërore, katër fëmijë shkojnë mysafirë te gjyshja. Kozimo i mençur, Xhinevra çapkëne, Dianora e urtë dhe vogëlushi Filip, së bashku me mikun e tyre Vierin, jetojnë pa e vrarë mendjen deri ditën kur kureshtja i shtyn të zbulojnë një të fshehtë të moçme.
2,78 
More

Referenca: 2923

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 18, Misteri per Vampirin ne Qytet, Ron Roy

Një zotëri me pamje të çuditshme. Ai ka flokë të zezë, mban syze dhe pelerinë të zezë, ka dhëmbë të dalë si të qenit. Vjen rrotull nëpër qytet dhe njerëzit e shikojnë me dyshim. Disa mendojnë se është një vampir. Dinku, Joshi dhe Roza vendosën që ta ndiqnin, ndërsa burri nuk dukej aspak i trembur... Po cila është e vërteta? Mund të jetë një vampir!?
3,33 
More

Referenca: 2922

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 17, Misteri i Shtriges ne Varreza, Ron Roy

Investigatorët e vegjël shkojnë me pushime. Në qytezën, ku ata po bënin pushimet, kishte një atmosferë të çuditshme. Banorët ishin të frikësuar, sepse natën një hije lëvizte nëpër varreza. Ishte një shtrigë apo çfarë ishte kjo hije misterioze? Edhe kësaj here tre miqtë zbulojnë të vërtetën dhe largojnë frikën e banorëve. Por si?!
3,33 
More

Referenca: 2921

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 14, Misteri i Piktures se Vjedhur, Ron Roy

Një pikturë antike, shumë e çmuar, është vjedhur nga shtëpia e xhaxhait të Dinkut. Hajduti ka lënë në kuzhinë lëkurë portokalli. Por a mjafton ky fakt për të zgjidhur çështjen? Ka vështirësi, por nuk ka mister që nuk e zgjidhin tre hetuesit e vegjël.
3,33 
More

Referenca: 2920

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 15, Misteri i Bankes se Vjedhur, Ron Roy

Dinku, Joshi dhe Roza shkojnë me pushime në një ishull, por atje grabitet një bankë. Kush e grabiti? Si fillojnë hetimet nga tre fëmijët dhe si arrihet që të zbulohen autorët? A kishte diçka tërheqëse në varkën e verdhë që ishte ankoruar në portin e ishullit?!
3,33 
More

Referenca: 2919

Botuesi: Te tjere

Hetuesit e Vegjel 16, Misteri i Ujkut te Bardhe, Ron Roy

Për ujkonjën, tre këlyshët janë të shtrenjtë por edhe për kujdestarët e asaj kafshe. Por një ditë tre këlyshët zhduken në mënyrë misterioze nga foleja ku rrinin. Kush i ka rrëmbyer? Dinku, Joshi dhe Roza, pavarësisht se janë me pushime, futen menjëherë në aksion për ta zbuluar.
3,33 
More

Referenca: 2847

Botuesi: Te tjere

Gezuar Ditelindjen, Ferit Lamaj

Në këtë vëllimth janë paraqitur fabula të ndryshme në gjuhët angleze, italiane, greke, franceze dhe spanjolle, krahas gjuhës shqipe.
0,56 
More

Referenca: 2835

Botuesi: Zambaku

Cfare? Perse? Si?, Asli Kaplan

Përse flemë? Përse bën zhurmë tenxherja me presion? Përse na lotojnë sytë kur qërojmë qepë? A flenë peshqit? Përse derdhet qumështi kur zien? A ftohet shalqiri në diell? A e ngrohin rrobat e leshit njeriun? Përse gërhasim?
5,00 
More

Referenca: 2834

Botuesi: Bota Shqiptare

Djemte e rruges Pal, Ferenc Molnar

Në shpirtin fëminor të Bokës, i cili shihte me mall bankën e Nemeçekut, për herë të parë ishin ngjallur ndjenja të papërcaktuara. Kjo gjë e quajtur jetë ishte shumë e çuditshme. Ndonjëherë na mbush me gëzim e ndonjëherë na mbyt me hidhërim.
11,10 
More

Referenca: 2833

Botuesi: Te tjere

Hajdi, Johanna Spyri

Në tregim flitet për jetën e një vajze nga Zvicra, për momentet e paharrueshme që ajo kalon në shtëpinë në mal, me të cilën është shumë e lidhur dhe për vajtjen e saj në qytet, ku jeta i duket si burg. Me personazhin e Hajdit, shkrimtarja ka treguar qartë simpatinë që ajo ka ndaj instikteve dhe dëshirave të fëmijëve.
4,44 
More

Referenca: 2832

Botuesi: Te tjere

Djaloshi i grabitur, R. L. Stevenson

Në librin që keni në duar, do të lexoni plot emocion historinë e Davidit, i cili në moshën 17 vjeçare humbet të dy prindërit. I mbetu vetëm, ai do të përjetojë një grindje trashëgimie me xhaxhain e tij kurnac dhe do të grabitet nga disa të panjohur.
4,44 
More