Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 1 080 kg

Çmimi

Çmimi

  • 3 Lekë - 7 500 Lekë

Filtrat aktiv

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Dashuria është si djathi, vol. 15

Në një anije turistike, në Detet e Jugut, takova Miushina Miushëmblën që ra në dashuria me mua... dhe donte të martohej se s'bën me mua! U përpoqa dëshpërimisht t'i shpëtoja dhe përfundova gjysmë i mbytur në një ishull të shkretë. Më ngectë kaçkavalli në fyt, ç'aventura të jashtëzakonshme kam kaluar... Ah, dashuria!

Botuesi: Dituria

Im ungj Osvald, Roald Dahl

Nëpërmjet një gjetjeje të pashoqe, Brumbullit sudanez të Fshikëzës, i cili, as më shumë, as më pak, është pararendësi i viagrës së sotme dhe, kësodore, një afrodiziak i jashtëzakonshëm, Osvaldi është një sipërmarrës i pacipë, që kërkon të nxjerrë fitime marramendëse me anë të pluhurit çudibërës dhe hireve ngashënjyese të Jasminës, partneres së tij.
800 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Na ishte njëherë, në shqip dhe anglisht, Margaret M. Hasluck

Duke bërë një përjashtim nga rregulli universal i përrallës, që thotë se janë të moshuarit ata që u tregojnë përralla të miturve, Hasluck na ofron 16 mbrëmje përrallore, por këtë herë janë të vegjlit ata që tregojnë përralla në vend të të rriturve, emrat e të cilëve janë regjistruar dhe shënuar me kujdes nën titullin e përrallës.
400 Lekë
More

Jeronim Stilton, Një fundjavë e çmendur për Jeronimin

Pinki sërish sajoi një nga ato çapkënllëqet e veta! Më regjistroi fshehurazi, pa më pyetur, në Garën më të çmendur të Botës me patina të shpejta si rrufe... ishte një makth i vërtetë ajo fundjavë! Në fund të gjithë kësaj, ju betohem për mustaqet e gjyshit tim, mezi prisja të kthehesha një sekondë e më parë në zyrë!
500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Udhëtari i madh, Xhani Rodari

Xhovanino Perdixhorni i përket fisit të zbuluesve të mëdhenj: ka kureshtjen dhe shpirtin e aventurës. Porse botët që më së shpeshti has nuk e kënaqin krejtësisht dhe kështu, pas një qëndrimi të shkurtër, riniset për të ndjekur ëndrrën e një "vendi pa gabime", ku gjithçka është "e përsosur" dhe "e bukur".
300 Lekë
More

Botuesi: Botart

Qofte miu, David Walliams

Njihuni me Zoen. Ajo ka plot arsye për të qenë e dëshpëruar:• Njerka e saj, Shejla, është kaq përtace sa i kërkon Zoes t'i fshijë edhe hundët.• Rrugaçja e shkollës, Tina Trotsi, ia bën jetën ferr për së gjalli, sidomos kur ia lëshon gëlbazën mu në kokë.• Por, mbi të gjitha, ai Bërti i poshtër ka plane të frikshme për miushin e saj.
900 Lekë
More

Botuesi: Botart

Djali me fustan, David Walliams

Denisi jeton në shtëpinë e mërzitshme të një rruge të mërzitshme të një qyteti të mërzitshëm. Por, ai gati zbulon se kur mendja hapet, jeta s'bëhet veçse e mërzitshme! Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe me ta takuar Denisin, ai s'ka për t'u ndarë më kurrë prej jush...
700 Lekë
More

Botuesi: Botart

Dentistja shtrigë, David Walliams

Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por kur zgjoheshin në mëngjes gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra gërshërza që dilnin nga poshtë jastëkut.
1 000 Lekë
More