Lista e librave të botuesit Ideart

Ideart
Filtrat aktiv

Botuesi: Ideart

Kuzhina italiane, Mario Grazia, Mariagrazia Villa

Kuzhina italiane, plot finesë, shumëaromëshe, vjen për lexuesit me recetat më të mira klasike, në një libër ku gjenia dhe arti i të ushqyerit mirë gërshetohen me luksin dhe cilësinë e një botimi unik.
3 000 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Të ëmblat ëmbëlsira, Mario Grazia, Mariagrazia Villa

Ëmbëlsirat, të ëmblat, shumëngjyrëshet, aromëndjellëset... tundimi që falet e dëshirohet prej të gjithëve. Por jo të gjithë kanë lindur pastiçier... E nëse nuk keni lindur e tillë, provën e parë mund ta bëni në kuzhinën tuaj modeste nën shoqërinë e "Të ëmblat Ëmbëlsira".
3 000 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Kështjella e Përrallave, Claudio Cernuschi

Në një mbretëri shumë të largët, gjendet një kështjellë madhështore në të cilën do të takoni princa kurajoz, princesha të bukura, shtriga të liga dhe zana zemërmira, por në këtë festë mungon akoma dikush... pikërisht ti!
2 000 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Sos, një buzëqeshje, Zija Çela

Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndesishëm dhe vetvetja.
700 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Libri i vdekjes, Erion Kristo

Njeriu gjithmonë ka dashur të kuptojë dhe të mësojë diçka më shumë rresh misterit të vdekjes. Janë shkruar gjithmonë libra kushtuar vdekjes reale dhe vdekjes metafizike, ku veçohen poema madhështore e Walt Whitman "Kapiten, o kapiteni im", dhe romani me gjetje e strukturë të rrallë i Zija Çelës "Las Varrezas".
500 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Kumbari, Mario Puzzo

Ky roman është një vullkan! Një shpërthim i vitalitetit të vrazhdë, i besnikërisë dhe traditës së mirëllogaritur. Romani është i përshkruar tej e mbanë nga trafiqet e mëdha, vrasjet e kobshme, seksi amerikan dhe dashuria siciliane.
900 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Kumbari i fundit, Mario Puzo

Don Domeniko Klerikucio, kryetar i familjes mafioze më të famshme në Amerikë, është "kumbari i fundit". Qëllimi i tij kryesor është vetëm një: të mbrojë të ardhmen e familjes së tij, duke mashtruar përmes lojës së kumarit, investimeve miliardere në kinema, korrupsionit politik dhe intrigave financiare.
900 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Në kohën tonë, Eugenio Montale

Këto skica të vetëtishme, botuar për herë të parë në shqip, janë një provë e shkurtër e meditimit montalian; progresist edhe pse në dukje konservator, provë e angazhimit të poetit të lirë, ngazëllim i ndjesisë së zymtë, errësi e erudicionit që s'ka qëllim tjetër pos kthjelltësisë.
500 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Ditari i një vajze anonime nga Viena

Me një rekomandim të denjë dhe vlerësues të Zigmund Frojdit vjen ky ditar i kësaj adoleshenteje që shkruan pjesë nga jeta e saj, por që është e ngjashme me jetën e gjithë bashkëmoshatareve të saj në të gjithë botën e siç duket në të gjitha kohërat, pasi në këtë tekst preket shpirti i vajzave në moshën që shkëputen nga lodrat për të hyrë në një botë të...
600 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Sy, Ardian-Christian Kycyku

Prozatori i ri, siç i thonë disa është, në fakt, i moçëm dhe i vënë në sprovë si vetë Ballkani. Por një i sprovuar i qetë, që lëviz mes të fshehtave të ëmbla të lindjes dhe të vdekjes, të Fillimit e të Fundit, me një shpërfillje prej të pavdekshmi apo mbase të një qenieje racionale të ardhur nga një tjetër botë.
600 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Gjumi i tokës, Ali Podrimja

Ali Podrimja bën pjesë në bërthamën e poetëve që hynë në letërsinë shqipe në gjysmën e dytë të shek. XX dhe që, me dhimbje e mundime prometeiane, hapën udhën për një zhvillim të fuqishëm të poezisë sonë. Ali Podrimja është një shpirt e një mendje përherë në kërkim: në kërkim të lirisë, atdheut, njeriut.
500 Lekë
More