• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Ismail Kadare

Filtrat aktiv

Botuesi: Onufri

Mosmarrëveshja, Ismail Kadare

Si veteran i gjymtuar pas prerjes, që u përmend në krye të kësaj sprove, ai himn do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiler-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për t'i dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Mjegullat e Tiranës, Ismail Kadare

Për një kohë të gjatë, askush nuk e dinte ekzistencën e një romani të panjohur të Ismail Kadaresë. Dukej sikur ai vetë e kishte harruar romanin e tij të parë "Mjegullat e Tiranës", shkruar gjatë kohës kur ishte student në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1957-1958.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mëngjeset në Kafe Rostand, motive të Parisit, Ismail Kadare

Ideja për të shkruar diçka për Kafe Rostand më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s'e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ka pasur, ose ty të duket se nuk e ka pasur, vëmendjen e duhur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001666

Botuesi: Onufri

Mbi krimin në Ballkan, Ismail Kadare

Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjarje të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Kushëriri i engjëjve, Ismail Kadare

Sprova "Kushëriri i engjëjve" është shkruar në Marbella të Spanjës më 1991. "Kushëriri i engjëjve" përbën pjesën e parë të një libri botuar nga Qendra e Baletit Europian, kushtuar balerinit dhe koreografit të madhe francez me zanafillë shqiptare, Angjelin Preljocaj. Gjysma e dytë e librit përbëhet nga dialogu midis Preljocajt dhe Roman Polanskit, kineast...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000661

Botuesi: Onufri

Kush e solli Doruntinën, Ismail Kadare

Konstandini është figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Kur sunduesit grinden, Ismail Kadare

Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të.

Çmimi 900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Kukulla, portreti i nënës, Ismail Kadare

Një lajm i tillë konfirmon faktin se letërsia shqipe bën pjesë tashmë me dinjitet në klubin europian të letrave. Kritiku më i njohur i Francës, Bernard Pivot, e ka përshëndetur veprën më 17 maj 2015, në "Le Journal du Dimanche" të Parisit: "Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mënçura, më e qeshura e më kurajozia".

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Krushqit janë të ngrirë, Ismail Kadare

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje