Lista e librave të botuesit Zenit Editions

Zenit Editions
Filtrat aktiv

Botuesi: Zenit Editions

Pyesni pluhurin, John Fante

Po, Fante pati efekt të madh mbi mua. Fante ishte hyu im dhe unë e dija se hyjnitë duhen lënë të qetë, nuk mund t'u shkelje pragun ashtu si duke lozur. Prapë më pëlqente të hamendja se ku mund të kishte jetuar në Angel's Flight dhe s'më dukej e pamundur që të jetonte akoma aty.
600 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Tradita moderne në letrat shqipe, Luan Topçiu

Veprat e shqyrtuara në këtë libër janë pjesë e denjë dhe shembullore e letërsisë sonë kombëtare, jo vetëm për vendin që zënë ato në hierarkinë e vlerave, por dhe si formula të reja provokative që shërbejnë për të çuar në udhë të reja, në zhvillime të reja, të panjohura në letërsinë shqipe si pjesë e spiritualitetit të njërit prej popujve më të vjetër të...
800 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Terxhuman, Idlir Azizi

Në ditën e ndeshjes Shqipëri – Greqi, një gazetar i huaj bashkë me përkthyesin e tij shqiptar gjenden në mes të turmës së tifozëve. Por tensioni lind pas takimit me një ish profesor të Universitetit të Tiranës. I frymëzuar nga Doktor Gjilpëra i Konicës, ky personazh kompleks, cinik, mizantrop e kontestues, denoncon një Shqipëri të dyshimtë mendërisht,...
500 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Për dhuntinë e mahnitjes, Azem Qazimi

Kur të jem çliruar nga shqisat dhe mendimi,Kur gjuha ime të veprojë pa nevojën e përqasjes,Kur, më në fund, të mos kem voliPër përfytyrimin, këtë shqisë të së mundshmes,Dhe t'i shoh gjërat ashtu siç janë gjërat.
600 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Libri i të Vdekurve

Historia nistore e kësaj përmbledhjeje madhështore është mërtisur prej territ të lashtësisë. Autorësia i përshkruhej zotit Tot, shkruesit të zotave; Toti, gjatë Krijimit, shqiptoi fjalët, të cilat u trupëzuan nga Ptahu dhe Khenemui.
500 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Këmba e të panjohurës, Krenar Zejno

Frenhofer, një piktor i jashtëzakonshëm, krijesë e mistershme balzakiane, tenton të jashtëzakonshmen: mishërimin real të bukurisë, dashurisë dhe pasionit ideal; shpall të jashtëzakonshmen: qëndresën për të mos e shpërfaqur para syve të kurrkujt krijimin e tij.
500 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Postmodernizmi, Grup Autorësh

Vepra "Postmodernizmi" duke gjurmuar vragën e rrënjët gjenealogjike të postmodernizmit në art, filozofi e histori na tërheq në një kalërim marramendës shtigjeve të strukturalizmit, semiotikës dhe të quajturit dekonstruksion, tek na e prijnë udhën vetë ikonat e postmodernizmit si Foucault, Levi – Strauss, Barthes, Derrida, Lacan e Lyotard.
600 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

E pafilozofuara, Hysamedin Feraj

Ky është një filozofim lokal i një filozofie të pafilozofuar. Nëse popuj të tjerë kanë kaluar përvoja të ngjashme, ndoshta mund të vlejë dhe për ta. Nuk synohet krijimi i ndonjë filozofie të re, por vështrimi i realiteteve të ndryshme nga filozofi të ndryshme ekzistuese.
600 Lekë
More