• Banner

Filtrat aktiv

Referenca: SKU001877

Botuesi: Te tjere

Në rrugë, Viktor Canosinaj

Është një lloj vazhdimi i romanit "Ata kërkonin lumturinë" dhe trajton pak a shumë të njëjtat probleme, por kësaj here në Greqi, ku njëri nga heronjtë kryesorë të librit "Ata kërkonin lumturinë" shkon për të gjetur nënën e tij, e cila ka rënë viktimë e një krimineli dhe trafikanti droge.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001876

Botuesi: Te tjere

Pianistja belge, Viktor Canosinaj

Ky roman trajton fatin e grave të huaja që u martuan dhe jetuan në Shqipëri gjatë shekullit XX duke kaluar në shumë raste periudha tragjike, burgje e persekutime. Në qendër të romanit është një grua belge që martohet me një avokat.

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001873

Botuesi: Te tjere

Monstrat e Rrugës së Mimozave, Viktor Canosinaj

Roman i llojit të problemeve sociale, i gërshetuar me aventurë. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2002. Trajton raportet mes prindërve dhe fëmijëve në ditët tona. Në qendër është një djalë, të cilin prindërit e detyrojnë të studiojë për muzikë kundër dëshirës së tij.

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001871

Botuesi: Te tjere

Zemra në pëllëmbë të dorës, Viktor Canosinaj

Roman i llojit me probleme shoqërore. U botua në vitin 2004. Trajton fatin e fëmijëve jetimë në ditët tona dhe problemet e tyre. Në qendër janë dy fëmijë, motër e vëlla, të cilët dërgohen në jetimore nga xhaxhai i tyre, ndërkohë që babai u ka vdekur dhe nënën e tyre e kanë të shtruar në një spital psikiatrik. 

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001870

Botuesi: Te tjere

Ata kërkonin lumturinë, Viktor Canosinaj

Është historia e një grupi fëmijësh shqiptarë që ikin në Itali fshehurazi, në kërkim të një jete më të mirë dhe atje ndeshen me një sërë ngjarjesh që as nuk i kishin çuar nëpër mend, si shfrytëzimi i fëmijëve për lypje dhe prostitucion, trafikimi i tyre etj. 

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001866

Botuesi: Te tjere

Nje cope toke nen qiell, Viktor Canosinaj

Një sagë shqiptare që nis në shekullin XVI dhe vjen deri në ditët tona. Gjithçka e treguar nëpërmjet historisë së një familjeje dhe një fshati. Shqiptarët të përshkruar si pjella biblike me të mirat dhe të këqijat e tyre, trimërinë, nderin, urrejtjen, hakmarrjen, mercenarizmin, përçarjen deri në ndarjen tragjike që solli komunizmi.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001865

Botuesi: Te tjere

Vite blu, Viktor Canosinaj

Trajton botën e fëmijëve të rritur në kohën e diktaturës dhe shtrembërimin që u shkaktonte sistemi komunist brezave të rinj me ideologjinë e tij absurde, e cila fillonte mësohej që në shkollën fillore. Me sytë e fëmijëve zbulohet hipokrizia e atij sistemi dhe gënjeshtrat e mëdha që e mbanin në këmbë.

Çmimi 450 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001863

Botuesi: Botart

Udherrefyes per trupin e djemve, Frank Hawkins, Greta Laube

"Udhërrëfyes për trupin e djemve" është manuali i shëndetit dhe higjienës për djemtë e moshës 8 vjeç e sipër. I shkruar me një gjuhë të lehtë për t'u kuptuar, ky udhërrëfyes i rekomanduar nga mjekët pediatër është i pajisur me këshilla të dobishme për kujdesin e trupit dhe shëndetit.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001862

Botuesi: Botart

Mirekuptimi me familjen, Amy Lynch

Askush nuk është më afër zemrës tënde sesa njerëzit e familjes. Prandaj nëse kuptoheni dhe shkoni mirë me njëri-tjetrin, kjo mund t'i bëjë ditët tuaja t'ju duken më të ndritshme dhe gropat gjatë rrugës më të lehta për t'u kaluar.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar