• Banner

Filtrat aktiv

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Në Mbretërinë e Fantazisë, libri i dytë

Ejani e më bëni shoqëri në këtë udhëtim aventuror në Mbretërinë e Fantazisë! Edhe këtë herë, do të takoj Floridianën, Mbretëreshën e Zanave. Do të nisemi mbi flatrat e praruara të Dragoit të Ylberit, do të kaptojmë vendin me erë të rëndë të katallanëve, vendin oreksndjellës të Ëmbëlsirave, vendin zbavitës të Lodrave dhe vendin rrëzëllues të Arit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Vogëlushja e Hënës së Gjashtë, Nina dhe Fuqia e Absinthiumit, libri i gjashtë, Moony Witcher

Bota është e sigurtë: Nina dhe shokët e saj e mundën Karkonin Ka të të Artëve, i cili tashmë është shndërruar në një statujë të ngurtë dhe pa jetë. Venecia është rikthyer në jetën e saj të qetë deri natën kur Nina, papritur, vë re që ylli në pëllëmbën e dorës së saj fillon të ndryshojë ngjyrë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjak si boja, Cornelia Funke

Shumë i dashur Mo! E dashur Resa! Ju lutem të mos shqetësoheni. Faridi duhet të gjejë Gishtpluhurin e ta paralajmërojë për rrezikun e Bastës, ndaj dhe unë po shkoj me të. Nuk dua të qëndroj gjatë, dua vetëm të shoh Pyllin e Paudhë dhe Princ Proshutën, Kozimo të Bukurin dhe ndoshta edhe Princin e Zi dhe ariun e tij.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zemër si boja, Cornelia Funke

Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rudi Noçka, Derri Atlet, Uwe Timm

Vogëlushja Cupi fiton në një festë një derrkuc të vogël, të cilin ajo, edhe pse në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, dëshiron ta mbajë patjetër si kafshë shtëpiake. Në një mënyrë krejt argëtuese, ky libër tregon çmendurinë e përditshme në një familje me tre fëmijë, me këtë kafshë shtëpiake të pazakontë, që rritet shumë shpejt.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Kalorësit e tryezës së rrumbullakët, përshtatje për fëmijë

Shumë janë mbretërit e epokave të shkuara, të cilëve edhe sot e kësaj dite, u tregohen bëmat, por pak prej tyre janë aq të njohur sa i lavdishmi mbreti Artur, mbret i mbretërisë madhështore të Logresit. I thirrur nga vetë Zoti për të qenë mbret pasi shkuli shpatën e ngulur në shkëmb, mbreti i ri, në atë kohë 17 vjeçar, gjendet i mpleksur në një pafundësi...

Çmimi 450 Lekë
More
Në gjendje