• Banner

Filtrat aktiv

Botuesi: Pegi

Ditari rozë, vol. 4

Tomi duhet të përballet me një vendim të tmerrshëm. Për të ruajtur nderin e Sashikos, ai duhet të heqë dorë nga të gjithë miqtë e tij. Akemi merr në dorë kontrollin e jetës së saj. Me gjithë përpjekjet e Kiokos për të penguar të pashmangshmen, një faqe e re po kthehet. Më e mira dhe më e keqja është gati të ndodhë.

Çmimi 51,75 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Ditari rozë, vol. 3

Laku i Akemit po shtrëngonte gjithnjë e më tepër rreth Sashikos dhe Kenxhit. Kiokoja, e zemëruar në kulm nga marifetet e saj të dyshimta, vendos të flasë me Tomin, të vetmin njeri që mundet ende ta ndalë Akemin. Kiokoja merr guximin dhe përpiqet t'i hapë sytë atij. Por, Tomi, që deri dje i binte në qafë me pyetjet e vazhdueshme, nuk ia vë më veshin.

Çmimi 51,75 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2983

Botuesi: OMSCA-1

Shtate australianet e vegjel, Ethel Turner

Ngjarjet zhvillohen në Sidnei, Australi. Shtatë fëmijët futen në telashe nga më të ndryshmet, megjithëse përpiqen shumë që të sillen mirë. Të renditur nga mosha një vjeç deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, fëmijët Ullkot pothuajse janë lënë që të veprojnë sipas qejfit.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2973

Botuesi: Bota Shqiptare

Arkipelagu ne flake, Zhyl Vern

Ai parashikoi një botë të drejtuar fund e krye nga teknika. Shkroi për Hënën, Marsin, boshtin e Tokës, vullkanet, thellësitë e detit dhe lartësinë e yjeve, duke i treguar njerëzimit se një ditë bota do të shikohej në televizor ose se në kinematë do të shiheshin filma, se do të kishte nëndetëse dhe raketa, por edhe armë të shkatërrimit në masë.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2956

Botuesi: Morava

Shtepia Magjike mbi Peme 18, Bizonet perpara mengjesit, Mary Pope Osborne

Përshëndetje bizonë! Ja, çfarë gjen Xheku dhe Ani kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i kthen gati 200 vjet më parë në Fushat e Mëdha. Atje fëmijët takohen me një djalë lakotas, i cili u mëson si të gjuajnë bizonë. Mirëpo diçka nuk shkon mirë dhe fëmijëve u duhet të ndalin rrokopujën e një kopeje prej një mijë bizonësh...

Çmimi 34,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2955

Botuesi: Morava

Shtepia Magjike mbi Peme 16, Ora e Lojerave Olimpike, Mary Pope Osborne

"Vajzat nuk lejohen në lojërat olimpike!" Ky është rregulli që mësojnë Xheku dhe Ani kur Shtëpia Magjike mbi Pemë i çon ata në Greqinë e Lashtë. Kur Ani e nxit Xhekun të shkojë në lojëra pa të, ai e kupton se e motra kam ndërmend të bëjë diçka. A do t'ia dalë Ani të gjejë një mënyrë për t'i ndjekur lojërat? 

Çmimi 34,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2953

Botuesi: Morava

Shtepia Magjike mbi Peme 12, Arinjte polare pas ores se gjumit, Mary Pope Osborne

Është një qytet plot e përplot me akul... Ky është vendi ku Shtëpia Magjike mbi Pemë i shpie fluturimthi Xhekun dhe Anin në Arktikun e ngrirë. Për fat të mirë, një gjuetar fokash mbi një slitë qensh u jep atyre rroba të ngrohta. Për fat të keq, ata ngecin mbi një copë akulli që kërcet. A do t'i shpëtojë ata ariu polar? Apo Xheku dhe Ani do të bëhen ushqim...

Çmimi 34,50 SEK
More
Ka mbaruar