Lista e librave të botuesit Poeteka & Ideart

Poeteka & Ideart
Filtrat aktiv

Botuesi: Poeteka & Ideart

Poezi të zgjedhura, Tadeusz Rozewicz

Përveç poezive, të qëmtuara me kujdes dhe që përfaqësojnë faza të ndryshme të krijimtarisë së këtij autori, botimi "Tadeusz Rozewicz – Përmbledhje poezish" shoqërohet edhe nga dy tekste që vihen në ndihmë të lexuesit për të komunikuar më mirë me krijimtarinë dhe për të pasur në duar disa çelësa.
14,86 CHF
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Në kërkim të këmishës së humbur, Arian Leka

“Në kërkim të këmishës së humbur” është një libër me 10 ese të shkruara plot elegancë, forcë dhe imagjinatë mbi Shqipërinë – “vendin e çuditshëm” që, më shumë se sa realitetin socialist, mëtoi të krijonte një mitologji të fshehur pas Perdes së Hekurt.
14,86 CHF
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 2

Ky libër vijon disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian, të cilat fillojnë me vëllimin 1. Pas miteve rreth perëndive të Olimpit, historia ndjek jetën e Prometeur, që u vetësakrifikua për t’i dhënë fund diktatit të kryezotit.
9,91 CHF
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Legjendat më bukura, Arian Leka, vol. 1

Ky libër çel gjerdanin e botimeve mbi disa prej miteve dhe legjendave më të njohura të antikitetit europian. Do të gjejmë këtu disa nga rrëfenjat më të bukura, të cilat na kanë mahnitur, na kanë shtangur, tmerruar dhe zbavitur prej shekujsh.
9,91 CHF
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

E përdhunuara, Jutta Treiber

Ajo që i ndodh Frankës në këtë roman, mund t'i ndodh kujtdo në këto kohë kaq pak të sigurta. Franka mund të ishte vajza ime, mund të jetë motra apo shoqja jote e klasës. Franka është secila prej 17 vjeçareve të ditëve të sotme.
9,91 CHF
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Novela botërore, vol. 2

Novela botërore 2 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel.
7,93 CHF
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Novela botërore, vol. 1

Novela botërore 1 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve më të rëndësishëm botërorë, përmes një përzgjedhjeje të shkëlqyer të krijimtarisë së tyre në prozën e shkurtër.
7,93 CHF
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Thjeshtri, Jurij Hudolin

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të...
7,93 CHF
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Te gjithe ketu! Alle Da!, Anja Tuckerman, Tine Schulz

Ne të gjithë vijnë nga diku tjetër. Në qoftë se kthehemi pas në kohë dhe në histori mësojmë se kemi ardhur nga larg. Samira erdhi me një anije që u nis nga Afrika dhe një kamion. Amadit i mungojnë shokët e futbollit që kishte në Irak, por për shkak të luftës, ai duhej të largohej nga vendi i tij.
9,91 CHF
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Ati, Ardian - Christian Kycyku

Mbushte plot gjashtëdhjetë pranvera. E shoqja, Irma, dhe i biri, Adriatiku, duhej të kishin kursyer qimet e kokës për t'i blerë një tortë të vogël dhe gjashtëdhjetë qirinj. Ose kishin marrë hua gjëkundi.
6,94 CHF
More

Botuesi: Poeteka & Ideart

Mësimet e natës, Betim Muço

Janë 101 përralla, të cilat ky autor ua ka kushtuar fëmijëve të tij ndër vite. Që në krye libri është konceptuar me tri pjesë të veçanta brenda një tërësie rrëfimtare, që i lidh elementi autor dhe elementi përrallë, por që dallohen për nga tematika dhe sidomos për nga stili i rrëfimit, i ndryshëm për secilin nga librat.
19,82 CHF
More