• Banner

Lista e librave të botuesit Buzuku

Buzuku

Janë 28 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 28 artikull(j)

Botuesi: Buzuku

Armiku i popullit, Henrik Ibsen

(0)

"Armiku i Popullit", i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s "Kështu foli Zarathustra", është drama e tij sociale m'e bukur dhe m'e fortë.... Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura...

Çmimi 5,41 CHF Çmimi i zakonshëm 6,37 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

(0)

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.

Çmimi 6,66 CHF Çmimi i zakonshëm 7,84 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001569

Botuesi: Buzuku

Eneida, Virgjili

(0)

Enea, i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afërditës, heroi i luftës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma. Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha kushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin dhe siç është në mite e nevojshme ka pasur edhe...

Çmimi 8,25 CHF Çmimi i zakonshëm 9,70 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Falja e denimit, Patrick Modiano

(0)

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.

Çmimi 5,83 CHF Çmimi i zakonshëm 6,86 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Fedra, Zhan Rasin

(0)

Ja edhe një tragjedi tema e së cilës është marrë nga Euripidi. Ndonëse kam ndjekur një rrugë deri diku tjetërfare nga ajo e autorit sa i përket zhvillimit të veprimit, unë nuk kam ngurruar për të pasuruar veprën time me të gjitha ato që më dukeshin me vlerë të lartë në veprën e tij.

Çmimi 5,41 CHF Çmimi i zakonshëm 6,37 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001950

Botuesi: Buzuku

Flijimi per lirine, Jakup Krasniqi

(0)

Ky libër, që po botohet me rastin e 20 - vjetorit të sulmit serb të 30 dhejtorit 1991 në familjen e Adem Jasharit në Prekazin e Poshtëm dhe mbrojtjes së sukessshme të Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit, është fryt i një pune më shumë se dhejetëvjeçare.

Çmimi 6,66 CHF Çmimi i zakonshëm 7,84 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

(0)

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.

Çmimi 5,00 CHF Çmimi i zakonshëm 5,88 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Fshati mbi shtate kodrina, Kasem Trebeshina

(0)

Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" është ndoshta më e ngulitura në traditën shqiptare, sidomos të rrëfimit popullor. Njëkohësisht ajo është e mbarsur me elementin e absurdit dhe të dyshimit të vazhdueshëm mbi të vërtetat e botës "reale". Në letërsinë tonë të shkruar ky lloj konceptimi, që autori e quan "realizëm simbolik".

Çmimi 5,83 CHF Çmimi i zakonshëm 6,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001952

Botuesi: Buzuku

Guxo ta duash lirine, Jakup Krasniqi

(0)

Baza e të gjitha vlerave të Kosovës së re qëndron në gjakun e derdhur për liri. Ky gjak përbën krenarinë tonë, sepse është themeli i Kosovës së lirë e të pavarur, ai përbën njëkohësiht një detyrim për ndëtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç e ëndërronin dëshmorët, ashtu siç na lanë amanetin e fundit.

Çmimi 6,66 CHF Çmimi i zakonshëm 7,84 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Hija e maleve, Ernest Koliqi

(0)

Në "Hija e maleve", Koliqi jo vetëm trajtoi një tematikë me interes nga bota jonë, por ia doli që t'i shtjellojë ato me mjeshtëri dhe të arrijë një nivel të ngritur të komunikimit artistik. Ç'është e vërteta, këto krijime përbëjnë shembuj konkretë e të rëndësishëm të prozës moderne shqipe.

Çmimi 3,75 CHF Çmimi i zakonshëm 4,41 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Historia e atyre qe s'jane, Kasem Trebeshina

(0)

Homo dramatikusi i Kasëm Trebeshinës përjeton rënie në nivelet më të ulëta të nënshtrimit dhe të prostituimit fizik e shpirtëror, por edhe ngritje në nivelet më sublime të heroit me guxim mbinjerëzor kur e mund frikën nga vdekja, që ishte instrument efikas i terrorit në kohën e diktaturës.

Çmimi 5,00 CHF Çmimi i zakonshëm 5,88 CHF
More
Në gjendje