• Banner

Lista e librave të botuesit Buzuku

Buzuku
Filtrat aktiv

Botuesi: Buzuku

Një ditë në natën pa fund, Kasëm Trebeshina

Kjo është historia e jetës sime. Vazhdimin e saj do ta gjeni në shkrimet e mia, se që nga viti 1955, e lashë pikturën mënjanë dhe u mora tërësisht me letërsi... Tashti, si çdo njeri tjetër në Shqipëri, edhe unë jam i dënuar me burgim të përjetshëm. Që me rrezen e parë të agimit dhe gjer në muzg të gjithë jemi të detyruar të shohim vetëm bunkerët e kotë,...

Çmimi 12,49 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001569

Botuesi: Buzuku

Eneida, Virgjili

Enea, i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afërditës, heroi i luftës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma. Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha kushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin dhe siç është në mite e nevojshme ka pasur edhe...

Çmimi 10,31 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Qeni i pranverës, Patrick Modiano

Në vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Kupidët kokëkrisur, Jennie Dorny

Ndoshta nuk e dini, por mbi kokat tuaja, retë e llojeve dhe madhësive të ndryshme janë të banuara nga kupidët,këto qenie të përkushtuara ndaj dashurisë që, prej mijëvjeçarësh, i lëshojnë shigjetat e tyre në zemrat njerëzore.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Odin Mondvalsen, Kasëm Trebeshina

Odin Mondvalsen e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Mekami, Kasëm Trebeshina

Mekami është një roman i ndërlikuar, në mënyrën si përballet me të vërtetat historike. Qëndrimi i romanit ndaj një periudhe, i ndryshëm nga të vërtetat historike, e bëjnë të ndërlikuar pozicionin që mund të mbajë lexuesi kur përballet me përmbysjen e disa fakteve, të njohura krejt ndryshe prej tij.

Çmimi 7,29 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Fshati mbi shtatë kodrina, Kasëm Trebeshina

Novela "Fshati mbi shtatë kodrina" është ndoshta më e ngulitura në traditën shqiptare, sidomos të rrëfimit popullor. Njëkohësisht ajo është e mbarsur me elementin e absurdit dhe të dyshimit të vazhdueshëm mbi të vërtetat e botës "reale". Në letërsinë tonë të shkruar ky lloj konceptimi, që autori e quan "realizëm simbolik".

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje