• Banner

Lista e librave të botuesit Buzuku

Buzuku
Filtrat aktiv

Referenca: SKU001318

Botuesi: Buzuku

Tregtari i skeleteve, Kasëm Trebeshina

Tregtari i skeletëve ka si motiv esencial të rrëfimit rolin e intelektualit klasor. Asmut Rrakatja niset në misionin politik për të mbledhur skeletët, të cilët do të dëshmonin përmasën e fitores. Bredh nga despotati në despotat në kërkim të eshtrave, numri i saktë i të cilëve është i lëvizshëm.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Stina e stinëve, Kasëm Trebeshina

Duke tematizuar pa kurrfarë kufizimi çdo gjë dhe çdo problem me një qëndrim autentik e autonom, që shpërthen herë në një kritikë sublime e herë në një ironi olimpike, autori edhe në punë të procedimit e të strukturimit të fjalës artistike i shkel të gjitha normat, skemat e tabutë e estetikës dhe të etikës zyrtare.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Raga, J. M. G. Le Clezio

Le Clèzio ofron sërish një udhëtim, në përvijimin e lundrimit të një piroge të gjatë që shkon në drejtim të Ragës – një ishull vullkanik i zi në Oqeanin Paqësor – aty ku banorët kanë zgjedhur të vendosen në mes të paqes së lartësive, pas një rrugëtimi të pabesueshëm.

Çmimi 7,77 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Qeni i pranverës, Patrick Modiano

Në vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001951

Botuesi: Buzuku

Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Përballë natyrës, John Updike

Natyra ka forcën hipnotizuese që mund të trembë. Ajo duhet të ndërsynohet, është afras rreth nesh dhe përbrenda. Kjo është rruga e poezisë. Në gjuhën angleze ekziston madje një lloj shkrimi, nature poetry, dhe një numër i poezive nga ky libër i takojnë këtij stili.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Odin Mondvalsen, Kasëm Trebeshina

Odin Mondvalsen e Kasëm Trebeshinës është vepër unikale e letërsisë shqipe, e cila në mënyrë lapidare arrin ta shpjegojë artistikisht dukurinë e totalitarizmit komunist. Trebeshina ndërton një rrëfim që e nyjëton idenë e shprishjes shpirtërore të individëve dhe të kolektivitetit...

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Një ditë në natën pa fund, Kasëm Trebeshina

Kjo është historia e jetës sime. Vazhdimin e saj do ta gjeni në shkrimet e mia, se që nga viti 1955, e lashë pikturën mënjanë dhe u mora tërësisht me letërsi... Tashti, si çdo njeri tjetër në Shqipëri, edhe unë jam i dënuar me burgim të përjetshëm. Që me rrezen e parë të agimit dhe gjer në muzg të gjithë jemi të detyruar të shohim vetëm bunkerët e kotë,...

Çmimi 13,32 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Buzuku

Mori fund Eddy Bellegueule, Édouard Louis

Nuk doja të rrija afër tyre, nuk pranoja ta ndaja këtë çast me ta. Isha larg tashmë, nuk i përkisja më botës së tyre tash e tutje, letra e thoshte. Shkova fushave dhe eca një pjesë të mirë të natës, freskia e Nordit, rrugët e tokës, aroma e kolzës, shumë e fortë në këtë kohë të vitit. E gjithë nata i qe kushtuar përgatitjes së jetës sime të re larg nga...

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje