• Banner

Lista e librave të botuesit Aeditions

Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!

Ne jemi krijuar në vitin 1995 dhe tashmë jemi të pranishëm në bibliotekat e të gjithë miqve të librit, në duart e fëmijëve kureshtarë dhe të atyre që vlerësojnë botimet cilësore për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar. Ne sjellim cilësinë që lexuesi meriton dhe botimet tona bëjnë ndryshimin në botën e librit!

Filtrat aktiv

Botuesi: Aeditions

Përrallëza për fëmijë 2 vjeç

Këtu do të takoni arushin që ka humbur e s'gjen dot shokun e vet, një tigër që s'e ka qejf postierin dhe një hipopotam që ia ka ënda të hidhet pupthi nëpër pellgje. Ejani dhe bëhuni pjesë e argëtimit tonë dhe bëni që koha e përrallëzave të shndërrohet në diçka të veçantë për fëmijën tuaj.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aeditions

Përrallëza për fëmijë 1 vjeç

Ejani, pra, të takoni e të njiheni me kafshët që udhëtojnë me një autobus të vogël të kuq, me arinjtë që e shkojnë kohën me zbavitje e lodra, si dhe me një qenush që i këndon hënës. Fëmija juaj do ta kalojë kohën e përrallëzës shumë këndshëm.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Libërthi im i fjalëve

Në këtë libër të veçantë, duke prekur, ndier dhe shfletuar, vogëlushët do të njohin fjalët e para në mënyrë të përsosur. Truri dhe duart e vogla do të nxiten dhe do t’i ngulitin mirë në mendje ato.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Çanta me histori fantastike

Ky libër ka formën e një çante prej vërteti, me rrip ngjyrë rozë për ta mbajtur në dorë dhe elegante sa më s’ka, hapet si një çantë prej vërteti, por brenda ka... 7 përralla me personazhe të paharrueshme

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Libërthi im i fermës

Ky libërth është një mënyrë e përsosur që vogëlushët të njihen me fermën: me kafshët, si lopa, kali, pula, rosaku; me hambarin; me traktorin; me karotat e misrin etj. Të gjithë këta emra shoqërohen me nga një figurë për ilustrim, që mbizotëron faqen e librit. 

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Libërthi im i ngjyrave

Sa mirë e bukur mësohen ngjyrat me këtë libërth! Çdo faqe, që është e plotë e ndaj shfletohet lehtë, përmban një figurë me një ngjyrë. Çdo figurë, përveç ngjyrës që spikat, ka edhe diçka interesante për ta prekur e për ta ndier. Ky libër është i shkëlqyer për të përmirësuar aftësitë e të nxënit qysh në moshë të vogël.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Panda

Ka shumë fëmijë që e pëlqejnë arushin e lezetshëm panda. Në këtë libër ata do të njihen me të, por edhe me miqtë e tij, që lodrojnë në park një ditë të bukur plot diell, shoqëruar me ilustrime të gëzueshme. Panda ka një hundë-buton. Sa herë që shtypet, lëshon një tingull, por nuk është vetëm tingulli i hundës së pandës. Janë edhe shtatë të tjerë. Shihni...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Libërthi im i fjalëve

Në këtë libërth, vogëlushët do të njohin e do të mësojnë fjalët e para në mënyrë të përsosur. Çdo fjalë shoqërohet me një figurë me ngjyra të spikatura, që mbizotëron faqen e librit. Dhe çdo figurë ka edhe diçka interesante për ta prekur e për ta ndier. Në këtë mënyrë, truri dhe duart e vogla do të nxiten dhe do t’i ngulitin mirë në mendje fjalët e para.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Aventura e madhe e pinguinit të vogël

Pinguini i vogël ishte mërzitur duke tundur këmbët dhe duke luajtur vetëm derisa një ditë pulëbardha i tha se duhej të nisej të gjente Aventurën. Po ku duhej të kërkonte fillimisht pinguini i vogël dhe a e ëndërronte vërtet Aventurën?

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Dëshira magjike e Zanë Lulëkuqes

Motra e Lulëkuqes, Gonxhetrëndafilja, merrte dhurata shumë të bukura. Kur Gonxhetrëndafilja mori një shkop të ri magjik, Lulëkuqja u përpoq ta përdorte. Por nuk u desh shumë kohë që të kuptonte se disa gjëra është mirë që t'i kenë në dorë të zotët. Udhëto me Lulëkuqen dhe zbulo se ndihma është magjia më e çmuar.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje