Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Gjendja

Gjendja

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 1 024 kg

Çmimi

Çmimi

  • 0,00  - 215,00 

  • Banner

Filtrat aktiv

Referenca: 2514

Botuesi: Te tjere

Robert Schwartz ose dritaret e qytetit tim, Ardian Klosi

Prej viteve '60 e deri sa vdiq më 2003 Robert Schwartzi u bë një nga urat më të rëndësishme që lidhi botën shqiptare me kulturën e gjuhës gjermane. Jo thjesht pse ishte shumë shqiptar dhe e njihte shumë mirë gjuhën gjermane. Por, sepse ishte në radhë të parë europian dhe kozmopolit, me rrënjë në Vjenë, në Europën qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.

Çmimi 16,65 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2507

Botuesi: Te tjere

Shen Naumi dhe diplomacia e kohes, Kaliopi Naska

Kaliopi Naska ka lindur në Tiranë në vitin 1952. Studimet universitare i ka mbaruar në Fakultetin e Histori – Gjeografisë në Universitetin e Tiranës më 1976. Ka punuar arsimtare, punonjëse shkencore në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave, nëndrejtore në Arkivin Qendror Shtetëror.

Çmimi 14,43 
More
Ne gjendje

Referenca: 2503

Botuesi: Plejad

Gjuha e perendive, Aristidh Kola

Dëshmi, legjenda, tradita, fjalë, monumente për pellazgët kemi që nga Gadishulli Iberik deri në Indi, kurse jo për Indoevropianët. Teoria Indoevropiane është pjellë e fantazisë shkencore, që u mbështet në bashkësinë e rrënjëve gjuhësore që nga Evropa e gjer në Indi. Ndërkohë që kjo bashkësi shpjegohet fare mirë me teorinë pellazgjike.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2499

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrethi i intriges, Texe Marrs

Rrethi i intrigës zbulon të vërtetën tronditëse rreth Konspiracionit Botëror dhe paralajmëron fatin kozmik të kësaj klike vrastare konspiratorësh super të pasur. A do të përfundojë me sukses komploti i tyre? A i kanë caktuar një të ardhme të përgjakshme Amerikës? A do të jesh ti një nga viktimat?

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2492

Botuesi: IDK

Lindja e Turqise moderne, Bernard Lewis

Ky libër ka për subjekt historinë e dy shekujve të fundit të Turqisë, pra lindjen e Turqisë moderne mbi gërmadhat e Perandorisë Osmane. Një temë për të cilën janë shkruar një mori librash, por mes tyre libri i Bernard Lewis pranohet tashmë si një "klasik", si një ndër librat që duhet të bëjnë pjesë në bibliotekën e çdokujt që i intereson historia.

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje

Referenca: 2491

Botuesi: Cabej

Histori e Ballkanit, Georges Castellan

Dje, Ballkani ishte "fuçi baruti" e Europës. Sot, përpjekjet për demokraci kanë sjellë aty shpërthimin e nacionalizmit. Ky puzzle shtetesh të vegjël, të përçarë nga grindjet ndëretnike dhe probleme kufijsh, përmbledh një mozaik popujsh që janë përzier me njëri – tjetrin ose i janë kundërvënë njëri – tjetrit gjatë shekujve.

Çmimi 13,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2482

Botuesi: Toena

Paqe e rrenuar, David Andelman

Për më shumë se gjysmë shekulli është pranuar nga shumica se hakmarrja e shfrenuar kundër Gjermanisë dhe Perandorisë Austro – Hungareze, e cila qe guri i themelit të Traktatit të Versajës, krijoi rrethanat që shpunë pashamangshmërisht drejt Luftës ll Botërore.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: 2473

Botuesi: Botart

Te njohim iliret, Luan Perzhita

Në këtë libër do të mësoni për jetën e ilirëve të lashtë, si ata prodhonin veglat e punës, shkrinin metalet, ndërtonin qytetet, anijet e shpejta, si punonin tokën dhe ruanin prodhimet bujqësore, si ishin veshjet e tyre etj.

Çmimi 4,44 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2471

Botuesi: Naimi

Epiri, nje histori pellazgo - shqiptare, Besnik Imeri

Po bëhen gati 100 vjet që fqinjët jugorë të shqiptarëve, grekët, mëtojnë botërisht Epirin e Veriut, të ashtuquajturin Vorio – Epir, i cili gjoja padrejtësisht iu qenka marrë nga shqiptarët. Pasi morën në vitin 1878 Toskërinë e Jugut dhe në vitin 1913 Toskërinë e Mesme, projekti grek synon krejt Epirin, duke kërkuar edhe Toskërinë e Veriut.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2460

Botuesi: Tirana Times

Bashkejetese me kohen, Teodor Laco

Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2453

Botuesi: Onufri

Ditet e fundit te Lev Tolstoit, Vladimir Certkov

Frymëmarrja e rëndë, që vazhdonte prej disa orësh, u këmbye befas me një frymëmarrje të dobët. Pas disa çastesh, edhe ajo u këput. Interval i një qetësie të thellë. Kurrfarë sforcimi, kurrfarë përpjekjeje. Mandej fryma e fundit, e mezidëgjueshme, e thellë – e thellë, e zgjatur...

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Referenca: 2424

Botuesi: Dituria

Historia e krishterimit, Gian Potesta, Giovanni Vian

Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të...

Çmimi 13,88 
More
Ne gjendje