Lista e librave të botuesit UEGEN

UEGEN
Filtrat aktiv

Botuesi: UEGEN

Vajzat e Uellslit, Elizabeth Percer

Roman që nuk të shlyhet nga kujtesa: vepra e Elizabeth Percer portretizon një vajzë inteligjente që ballafaqohet me caqet e veta, me frikën e humbjes së njerëzve të shtrenjtë dhe me tradhtinë. Çdo faqe e kësaj vepre zbulon të vërtetat e fuqishme që e prekin dhe habisin lexuesin.
1 200 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Zhgënjimi i qytetit të madh, Jennifer Worth

Pse iu futa kësaj rruge vallë? Duhet të kem qënë e marrë! Kishte plot gjëra të tjera që mund të kisha bërë: modele, stjuardesë avioni ose kamariere në anije. Koka më ziente nga një mori gjërash, që të gjitha mbi punë të shkëlqyera e të paguara më së miri.
1 200 Lekë
More

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Graal, shpirti i humbur i Evropes, Bujar Kule

Vepra e autorit Bujar Kule të lë mbresë, sepse jo thjesht për faktin që është shkruar në stilin e mbresave e përshtypjeve, por edhe të refleksioneve deduktive plot logjikë dhe si një dukuri kërshërindjellëse. Vepra ka një numër të madh faktesh dhe po ashtu faqesh dhe sido që të jetë lexohet me një frymë.
2 000 Lekë
More

Referenca: 2620

Botuesi: UEGEN

Adoleshenti, Fjodor Mihajllovic Dostojevski

Unë mendoj kështu: kur qesh një njeri, nuk shihet dot me sy! Se të qeshurit ia bën më të theksuar vulgaritetin njeriut, i theksohet diçka poshtëruese, ndonëse vetë personi as që dyshon ndonjëherë për këtë. Se as këtë s'e dimë: çfarë shpreh fytyra jonë kur flemë?
1 300 Lekë
More

Referenca: 2474

Botuesi: UEGEN

Zonja Vdekje, Charles Bukowski

Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
500 Lekë
More

Referenca: 2315

Botuesi: UEGEN

Hebrenjte e Beratit, Simon Vrusho

Krahas dëshmive të panjohura më parë si toponime si Varri i Çifutit (Bilçë), Qafa e Çifutit (Gericë), vende që u përkasin rrethinave të qytetit të Beratit, libri sjell dhe të dhëna që dëshmojnë për shtrirje të veprimtarisë së hebrenjve dhe banimit të tyre edhe jashtë qytetit. 
500 Lekë
More