Lista e librave të botuesit Botart

Botart

Filtrat aktiv

Botuesi: Botart

Bisha e pallatit mbretëror, David Walliams

Në mes të natës, zhurma e hapave të një përndjekjeje të tmerrshme kumbon nëpër korridore. Është pikërisht çasti kur po marrin me forcë mamanë e shtrenjtë të Alfredit, vetë Mbretëreshën, për ta mbyllur në Kullën e Londrës. Alfredi duhet të bëhet i guximshëm e të ndërmarrë një mision të jashtëzakonshëm për ta shpëtuar atë... dhe mbarë botën.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botart

Bota brilante e Tom Gejts, Liz Pichon

Unë jam Tom Gejts. Kur mësuesit e mi nuk i drejtojnë sytë e tyre të zgurdulluar nga unë, mua më pëlqen të vizatoj dhe të mendoj për mënyra të ndryshme se si të mërzis Delian. Mësuesit e mi mendojnë se jam i papërqendruar dhe më "mungon pikësynimi". Kjo është paksa e vrazhdë, sepse tani jam tejet i përqendruar për të zgjedhur se cilën biskotë duhet të ha...
800 Lekë
More

Referenca: 2699

Botuesi: Botart

Bumerang, Michael Lewis

Tsunami i kredisë së lirë që u përhap nëpër planet ndërmjet viteve 2002 dhe 2008, ishte më tepër se një fenomen i thjeshtë financiar: ishte një tundim që iu dha shans shoqërive të zbulojnë aspekte të karakterit të tyre, të cilat ato nuk do të mund t'i përballonin në kushte normale.
800 Lekë
More

Referenca: 2260

Botuesi: Botart

Ce ditari, Ernesto Ce Guevara

Çe është dikush të cilin ne nuk do ta kuptojmë kurrë plotësisht, sepse dhembshuria e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve dhe përkushtimi i tij për ta ndaluar atë dhembje, do të jetë gjithnjë një mister për ne. Ne që shpesh nuk mund ta imagjinojmë qetësinë dhe lirinë e tij të brendshme.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botart

Dentistja shtrigë, David Walliams

Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por kur zgjoheshin në mëngjes gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra gërshërza që dilnin nga poshtë jastëkut.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botart

Dita kur gjyshja bllokoi internetin, Marc Uwe Kling

Pa internet asgjë nuk ishte si më parë: Maksi nuk luante dot me celularin e tij, Luiza nuk dëgjonte dot muzikë, ndërsa gjyshja nuk shihte dot televizor. Madje edhe mami me babin u kthyen më herët në shtëpi, sepse nuk punonin dot pa internet. Asnjëri nuk dinte me se të merrej tani që s'kishin internet. 
800 Lekë
More

Botuesi: Botart

Dita kur u magjepsa nga një përrallë, Ben Miller

Fshehur mes rafteve ndodhej një portë për në botën e përrallave, por jo si ato ku të gjithë jetojnë të lumtur përgjithmonë. Këto janë histori të vërteta, të rrezikshme që duhet t’i lexojnë vetëm fëmijët e guximshëm. Lanës i duhet të mbledhë gjithë fuqinë e saj, sepse bota e përrallave ndodhej në rrezik.
1 200 Lekë
More