Lista e librave të botuesit Princi

Princi
Filtrat aktiv

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.
6,66 
More

Referenca: 2936

Botuesi: Princi

Marubi, fotografia si ritual, Zef Paci

Zef Paci është profesor i Historisë së Artit dhe i Pikturës në Fakultetin e Arteve Pamore, Universiteti i Arteve, Tiranë. Është autor artikujsh studimorë në revista shkencore dhe ka një pjesëmarrje aktive në konferenca e workshope. Krahas veprimtarisë didaktike e studimore ka marrë pjesë në ekspozita, ka realizuar disa skenografi teatri (2008, 2009) dhe...
11,10 
More

Referenca: SKU001639

Botuesi: Princi

Skice e nje konceptimi mbi jeten, Mbi gjeniun, Arshi Pipa

Arshi Pipa nuk ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri më i ri që botohet nga dorëshkrimet e mbetura prej tij, të cilën ai e quan thjesht "Skicë e një konceptimi mbi jetën", është, për shumë arsye, unik në historinë e letrave shqipe e madje i veçantë në krejt historinë moderne të mendimit universal.
11,10 
More

Referenca: SKU001641

Botuesi: Princi

Lule nate, Primo Shllaku

Ah, ta kisha edhe unë nji ijë prej gize! Ti që në jetën time u fute Gjanë e gjatë, Si damar lagshtine
11,10 
More

Referenca: SKU001551

Botuesi: Princi

Skulptura, parimet dhe praktika, Louis Slobodkin

"Skulptura - parimet dhe praktika" është një prej librave më autoritar dhe më gjithëpërfshirës mbi krijimin e skulpturës. Ndryshe nga udhëzuesit mësimorë nga njerëz që kurrë nuk i kanë ngjyer gishtat e tyre me baltë, ky libër është akumulim i shumë viteve dituri dhe përvojë praktike nga një skulptor i njohur amerikan dhe një instruktor arti.
11,10 
More

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
11,10 
More

Botuesi: Princi

Duke kërkuar Itakën, Frederik Rreshpja

Për Frederik Rreshpjen, një nga poetët e rëndësishëm shqiptarë të shekullit XX, gjithçka ka qenë e vonuar. E tillë, e vonuar, ka qenë hyrja dhe njohja e tij në letrat shqipe, pastaj rikthimi, më saktë njohja e dytë, pas fatkeqësisë komuniste, që ka qenë në radhë të parë fatkeqësia e tij.
13,32 
More

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Vargu folklorik, ndërtimi dhe gjinitë, vol. 1, Arshi Pipa

Kjo sprovë ia detyron qenien e vet një shmangieje nga puna ime mbi De Radën. Ndërsa po rropatesha me metrikën e Milosaos, krejt papritur u ndjeva se kisha ngecur. Kushdo mund ta shohë se metri i Milosaos përgjithësisht është i njëjti me tetërrokëshin trokaik që haset në pjesën më të madhe të poezisë gojore shqipe, si në toskërisht, ashtu edhe në gegnisht.
13,32 
More

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Jeronim De Rada, vol. 2, Arshi Pipa

Si më bëri për vete Milosao – ja e De Radës dhe si u dhashë me gjithë shpirt mbas saj është një histori që zë fill në vitet e shkollës së mesme. Asokohe, gjithë – gjithë prej kësaj poeme, mund të gjeje për të kënduar veç disa këngë të pakta të përmbledhura në antologjitë shkollore.
15,54 
More