• Banner

Filtrat aktiv

Botuesi: Toena

Lulja e Diellit, Simon Vizental

Simon Vizentali tregon një histori personale të një ngjarjeje në një kamp përqendrimi dhe pyet se çfarë do të bënit ju po të ishit në vendin e tij. Teologë, udhëheqës politikë dhe moralë, shkrimtarë iu përgjigjën pyetjes – pyetje që është njëkohësisht fetare, politike, morale dhe personale – secili sipas perspektivës së tij.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar, Jacques Le Goff

Në serinë "Qytetërimet e Mëdha" vepra e Jacques Le Goff mbi Perëndimin Mesjetar shënon një ngjarje të veçantë dhe suksesi që ajo njohu që në fillim, është ende herët të quhet i shterur. Ia vlen mundimi të analizohen arsyet që i lejuan një afresku të tillë kaq cilësor dhe kaq të gjerë, të lindte dhe pastaj t'u qëndronte gërryerjeve të kohës.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Ballkani pa anë e pa fund, Fernando Gentilini

Ëndrra kosovare për pavarësi, çlirimi nga Serbia pas përmbysjes së Millosheviçit, ringjallja e Sarajevës, një Mal i Zi sërish i pavarur, mrekullitë e Shqipërisë dhe kërkesa e maqedonasve për të përftuar identitetin e tyre: Ballkani mbetet ngaherë një tokë legjendash, i aftë të shkatërrojë jetë njerëzish e të prishë kufijtë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Austrisë, Alois Niederstatter

Kjo histori e Austrisë shtrihet në harkun kohor që zë fill me periudhën romake, vijon me krijimin e vend-banimeve në Mesjetën e hershme, format e reja të organizimit si krahinë kufitare (markë) kundër avarëve e hungarezëve dhe, përmes Dukatës Babenberge dhe "Shtetit të Alpeve" të Habsburgëve, i cili që nga shekulli i 16 u rrit duke u bërë një fuqi...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Shpikja e traditës, Eric Hobsbawm, Terence Ranger

Shumë nga traditat të cilat i mbajmë si me origjinë të lashtë, në fakt janë shpikur relativisht së fundi. Ky libër hulumton disa raste të këtij procesi shpikjeje: krijimi i "kulturës kombëtare" të Uellsit dhe Skocisë; përpunimi i ritualeve mbretërore britanike të shekujve XIX dhe XX.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Tirana Times

Tragjedia e Bashkimit Evropian, George Soros, Gregor Peter Schmitz

Kur flitet për daljen e Evropës nga kriza, Xhorxh Sorosi i bazon argumentet e tij te mësimet që dalin nga historia. Ai argumenton se ashtu siç iu desh të mësonte të reagonte në rrethana të jashtëzakonshme, duke marrë masa të jashtëzakonshme, ndërkohë që jetonte në fshehtësi në Budapest, edhe politikanët evropianë sot duhet të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Historitë, Herodoti

Një nga kryeveprat e letërsisë klasike e më në përgjithësi të letërsisë botërore të të gjitha kohëve. Jo rastësisht shumëkush e ka quajtur Herodotin si Homerin e prozës evropiane. Të tjerë e kanë quajtur atë "babai i historisë".

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Lidershipi i John F. Kennedy, John A. Barnes

Përmes një karriere ushtarake dhe politike, e cila arriti kulmin me një nga presidencat më të adhuruara në historinë amerikane, John F. Kennedy shfaqi aftësi udhëheqjeje që sollën përkushtimin e mbështetësve, fituan respektin e kundërshtarëve dhe i hapën rrugën revolucionit përparimtar, në një kohë kur ndryshimi ishte po aq i rrezikshëm sa edhe i...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Çmimi i lirisë, Piotr S. Wandycz

Ndërsa vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore ndryshuan dramatikisht nga njëri-tjetrin, autori pohon se ato u lidhën nga një bashkësi e caktuar fatesh. Këto të fundit krahasohen duke i ndjekur pas, që prej epokës së Mesjetës dhe erës së Modernitetit të hershëm, deri në shekujt XIX dhe XX.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar