Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur

Lista e librave të botuesit Naimi

Naimi
Filtrat aktiv

Botuesi: Naimi

17-rroksha, Ilir Sinanaj

"17-rroksha" është një libër që sjell një risi poetike në shqip. Të gjitha poemat kanë vetëm 17-rrokje, por që mjaftojnë për të pikturuar në vargje çdo hapësirë të realitetit që na rrethon.
650 Lekë
More

Botuesi: Naimi

767 letra nga fronti i Luftës, Damiano Bruno

Janë plot 767 letra të panjohura deri më sot nga lexuesi shqiptar që Damiano Bruno, një mjek arbëresh i mobilizuar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, ia dërgonte, nga prapavijat e frontit shqiptar, familjes së tij në Itali.
800 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Anemona: tregime të zgjedhura, Kim Mehmeti

Në disa shkrime për veprën letrare të shkrimtarit Kim Mehmetit kam shfaqur bindjen se proza tregimtare dhe romanore e tij është një vlerë artistike që do t’i rezistojë kohës dhe se do të mbetet vlerë e përhershme në trashëgiminë tonë shpirtërore dhe kulturore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Antologji poetike për kuajt, Roland Zisi

Antologji poetike për kuajt nuk është një antologji poetike e thjeshtë apo një përmbledhje e rëndomtë e disa vjershave, e ndërtuar për të kënaqur kritere dhe arsye tematologjike. Kjo antologji është një prej dëshmive letrare e artistike të programit human e estetik të autorit që nis në fillim të viteve 1960 dhe që vijon deri në ditët e sotme.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001974

Botuesi: Naimi

Arvanitet, Irakli Kocollari

Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2635

Botuesi: Naimi

Barbarite greke ne Shqiperi, Kosta Papa Tomori

Libri përmban kujtime historike të një veprimtarie fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917.
500 Lekë
More

Referenca: SKU001485

Botuesi: Naimi

Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Eldon Gjikaj

Studimi është konceptuar qartë që në krye, duke shenjuar mirë cilat ishin detyrat që duhej të zgjidhte dhe si do të arrihej deri në përfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe në strukturën e qendrueshme të studimit, në rendin e përpiktë të parashtrimit të lëndës, duke shkuar prej detyrës më të përgjithshme tek ajo më e përveçmja.
500 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Elemente të mendësisë shqiptare në frazeologji, Teuta Toska

Njësitë frazeologjike, në mungesë të dokumenteve të hershme të kulturës së shqipes, vlerësohen prej nesh si një letërsi e hershme, duke u formësuar në nivelin e formës së shprehjes (sipas termit të përdorur nga L.Hjelmslev) pothuajse nga po ato përftesa që e karakterizojnë letërsinë popullore.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001972

Botuesi: Naimi

Enderrime, Naim Frasheri

Kishte gati plot një shekull që përmbledhja poetike "Tehajjulat", një nga perlat e lirikës naimiane, për shkak të barrierës gjuhësore, kishte mbetur e panjohur, thuajse e humbur për lexuesin shqiptar. Studiuesit e Naimit nuk kishin mundur të thoshin asgjë më tepër, veç të pohonin si fakt ekzistencën e saj.
700 Lekë
More

Referenca: 2471

Botuesi: Naimi

Epiri, nje histori pellazgo - shqiptare, Besnik Imeri

Po bëhen gati 100 vjet që fqinjët jugorë të shqiptarëve, grekët, mëtojnë botërisht Epirin e Veriut, të ashtuquajturin Vorio – Epir, i cili gjoja padrejtësisht iu qenka marrë nga shqiptarët. Pasi morën në vitin 1878 Toskërinë e Jugut dhe në vitin 1913 Toskërinë e Mesme, projekti grek synon krejt Epirin, duke kërkuar edhe Toskërinë e Veriut.
800 Lekë
More