• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Moikom Zeqo

Filtrat aktiv

Botuesi: Bota Shqiptare

Universi së prapthi, Moikom Zeqo

Rrëfimet në prozë të Moikom Zeqos janë një kopsht i madh erudicioni, kulturash dhe qytetërimesh. Të gjitha vihen në një fill të përbashkët, edhe kur kjo duket e paimagjinueshme. E bën këtë me lëhtësinë e një magjistari, që kërcen dhe lëviz nëpër shekuj e hapësirë si në kopshtin e vet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Libri i minifabulave, Moikom Zeqo

Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar "Gjyshi Moikom".  Falë këtij koleksioni, fëmijë e prindër, edukatorë e mësues, do të mund të  rizbulojnë krijimtarinë e larmishme të Moikomit, i cili ia përkushtoi një pjesë  të rëndësishme të veprës së tij edukimit të brezit të ri. 

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Lasgushi i Panjohur, Moikom Zeqo

 Është Lartësia e Figurës së Lasgushit nëpërmjetë Penës së Moikom Zeqos nga njëra anë dhe nga ana tjetër është vetë Pena e Prof. Moikomit që di të ngrejë në Piedestal me artin e tij të të shkruarit, me mendjen e tij të një njohësi të thellë Universal, gati prej Gjeniu, Figura të Mëdha si Lasgushi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

Enigma E.Y. dhe Kalorësit Dardanë, Moikom Zeqo

Është një libër metaforik në një kuptimshmëri të shumëfishtë që i kapërcen shumë libra të tjerë ndonëse të famshëm, ndonëse më “seriozë”. Përzgjedhja e këtyre tregimeve përbën një mozaik kujtese. Ka në to një intimitet dhe një ringjallje të sagave virtuale ilire dhe të simfonisë universale të detit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Erik Botime

De Rada, Rishpikja e Arbërisë, Moikom Zeqo

Ne nuk kemi përpara De Radës ndonjë figurë tjetër krijuese – përjashto këtu Pjetër Bogdanin e pavdekshëm, që mund të quhet një klasik i përmasave të mëdha. Problematika e leximit të një klasiku të tillë si De Rada është përherë një çështje e niveleve të kulturës së leximit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Anima Mundi, Moikom Zeqo

Hapja e këtillë e librit është palimpsest i palimpsesteve, ose kryepalimpsest, si një pohim të cilin do ta dëshmojë me shembujt e shumtë që do t'i ofrojë në krijimet e tij. S'do mend, pas gjithë ecurisë konkretizuese me anë të rishkrimit të kësaj bote, në fund ai e mbyll me palimpsestin e mikut të tij virtual, Makabe Zaharisë, për ta ripohuar rishtazi...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar