Filtrat aktiv

Botuesi: Te tjere

Në kohën e fluturave, Julia Alvarez

Më 25 nëntor të vitit 1960, tri motra të bukura u gjetën pranë Jeep-it të tyre të shkatërruar në fund të një humnere në bregdetin verior të Republikës Dominikane. Gazeta zyrtare shtetërore e raportoi vdekjen e tyre si aksidentale. Por nuk përmendi që motra e katërt jetonte ende.
1 000 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Vajzat e Uellslit, Elizabeth Percer

Roman që nuk të shlyhet nga kujtesa: vepra e Elizabeth Percer portretizon një vajzë inteligjente që ballafaqohet me caqet e veta, me frikën e humbjes së njerëzve të shtrenjtë dhe me tradhtinë. Çdo faqe e kësaj vepre zbulon të vërtetat e fuqishme që e prekin dhe habisin lexuesin.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vargjet satanike, Salman Rushdie

Një mëngjes dimri, pak para se të zbardhte, një avion i marrë peng shpërthen mbi Kanalin e La Manshit. Mes mbetjeve të gjymtyrëve, karrocave të pijeve, kujtimeve, mbulesave dhe maskave të oksigjenit, dy njerëz bien në det: Xhibril Farishta, ylli legjendar i kinematografisë indiane dhe Saladin Çamça, njeriu i një mijë zërave.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.
700 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Dashnoret, Elfriede Jelinek

Duhet t'i kesh nervat e çelikta të lexosh romanin e Elfriede Jelinek "Dashnoret". Pse? Sepse sintaksa nuk është si zakonisht, por e shkruar me një sintaksë rruge, që në fakt edhe nuk është aspak sintaksë, por një mori informacioni, e cila vjen në formën e shkrimit.
600 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

I ngadalti, John M. Coetzee

Fotografi Pol Reiment humbet këmbën në një aksident me biçikletë. Nga ai çast jeta e tij ndryshon në mënyrë të pakthyeshme, pavarësisht dëshirës së tij. Pasi refuzon me kokëfortësi vënien e protezës, Poli kthehet i vetmuar në apartamentin e tij në Adelaide.
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Dëshmon Pereira, Antonio Tabucchi

Doktor Pereira më erdhi për vizitë për herë të parë një mbrëmje shtatori të 1992-it. Në atë kohë ai nuk quhej ende Pereira, nuk kishte marrë ende tipare të qarta, ishte diçka i vagullt, ikanak dhe i tymtë, por kishte tashmë dëshirë të ishte protagonist libri.
700 Lekë
More

Botuesi: Morava

Jeta e dytë e shkurtër e Bri Taner, Stephenie Meyer

Bri Taneri e sjell turbull në mendje jetën e saj para se të fitonte dhuntitë mbinjerëzore dhe një forcë të pashtershme fizike. Përpara se një etje makute për gjak ta kaplonte të tërën... përpara se dikush të vendoste ta shndërronte në vampire.
700 Lekë
More

Botuesi: Morava

Problemi Spinoza, Irvin D. Yalom

Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç dhe fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.
900 Lekë
More