Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuri e ndaluar, Halit Ziya Usakligil

Bihteri duke dashur të harrojë gjithçka - ndërkohë që kandili nuk po digjej i tëri - kalon përpara pasqyrës që pasqyronte hije në errësirë, shikon trupin e saj lakuriq dhe tronditet nga kënaqësia. Nuk e di se çfarë mund të mendonin të tjerët, por kjo, rruga që shkonte drejt të kënaqurit të vetes, e mbështillte Bihterin me një vetmi të pafund.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Muzika e shpirtit, Danielle Steel

Për vite të tëra, për hir të fëmijëve, Stefani Adams i qëndronte besnike një burri që nuk e kishte dashur kurrë. Por tani që bashkëshorti kishte vdekur, ndoshta kishte ardhur koha për të kujtuar se ajo është edhe një femër që ka të drejtë të shijojë lumturinë personale.
1 500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Qyteti tjetër, Michal Ajvaz

Në këtë "himn melodioz" dhe të bukur të Pragës, Ajvaz ripopullon qytetin e Kafkës me fantazma, njerëz të çuditshëm, kafshë që flasin dhe statuja të parealizuara, që përgjojnë në periferinë e një qyteti shumë të njohur nga turistët.
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Koka plot lumturi, Ognjen Spahic

Asnjëherë nuk kam arritur ta kuptoj se çfarë më kishte ngacmuar në atë pamje, por jam i sigurtë se gjuha e saj e mprehtë nuk ka asnjë lidhje me të. Mbërtheva xhaketën dhe ia hoqa shishen nga dora.
700 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Gushëkuqi, Jo Nesbo

Luftërat nuk përfundojnë kurrë. Dhe për Herri Holin lufta sapo ka filluar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një grup ushtarësh të rinj norvegjezë luftuan në krah të ushtrisë gjermane në dyert e Leningradit. Janë "burrat e frontit". Beteja i bashkoi si një grusht i vetëm, por në fund të luftës, një vrasje e çuditshme dhe një dsezertim e përçanë dhe e...
1 200 Lekë
More

Referenca: K1R2P18

Botuesi: Fan Noli

Ranco, Danielle Steel

Qëndruan të shtrirë kështu deri në agim. Ajo u kujtua se duhej të largohej fshehurazi që askush të mos e pikaste. Sa e urrente çastin e largimit që afrohej me shpejtësi!
1 600 Lekë
More

Referenca: K1R2P22

Botuesi: Fan Noli

Me shikim të parë, Danielle Steel

Tim O'Nill gjithçka ia detyronte vetvetes. E bukur, e fuqishme, e pasur, ajo krijoi firmën e suksesshme me markën e famshme të veshjeve të gatshme. Ajo e dinte me saktësi se çfarë kërkonte nga jeta dhe e mbushte tërë kohën me punë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Amerikë '62, de profundis, Panos Ioannides

Libri "Amerikë '62" bazohet në shënimet që shkrimtari Panos Ioannides ka mbajtur diku mes tetorit të vitit 1962 dhe majit 1963 gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2003, kur autori po shkruante një roman autobiografik, përdori shënimet e mbajtura dyzet vite më parë, të cilat nuk e kishin humbur emocionin dhe rëndësinë e tyre.
1 400 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Me dy fytyra, Stevie Davies

Libri "Me dy fytyra" është një novelë prekëse, ku nëpërmjet gjuhës së thjeshtë dhe saturës therrëse, Davies nxjerr mbi sipërfaqe problemet e rënda dhe krizën e shoqërisë së sotme.
600 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Valis, Philip K. Dick

Në mars të viti 1974, pas vetëvrasjes së një mikeshe dhe një vetëvrasjeje të dështuar, Kaladon Boli goditet nga një rreze kozmike që i transferon informacion mbi natyrën e gjithësisë.
800 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Analfabetja, Agota Kristof

Njëmbëdhjetë kapituj për njëmbëdhjetë momente të jetës së saj, nga vajza e vogël që përpin libra në Hungari në shkrimin e romaneve të parë në frëngjisht. Fëmijëria e lumtur, mjerimi i pasluftës, vitet e vetmisë në konvikt, vdekja e Stalinit, gjuha e nënës dhe gjuhët armike që janë gjermanishtja dhe rusishtja, arratisja në Austri dhe mbërritja në Lozanë,...
400 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Gruaja e togerit frëng, John Fowles

Ndër librat bestseller më të dashur në botë, "Gruaja e togerit frëng" është një nga romanet më interesante të letërsisë angleze bashkëkohore, në të cilin shkrihen mjeshtërisht ëndrrat joshëse dhe realiteti zhgënjyes.
1 200 Lekë
More