• Banner

Letërsia botërore
librash në shqip nga letërsia botërore

Letërsia botërore

Kjo kategori i dedikohet plotësisht librave shqip nga autorë të letërsisë botërore. Gjithashtu këtu do të gjeni nën-kategori me libra nga "autorët bashkëkohorë ", "autorët klasikë ", "nobelistët ", "skandalozët ", libra me "konspiracion" , "thriller ose policesk ", "rozë ", "poezi " si dhe libra nga "letërsia antike".

Filtrat aktiv

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti Guajn, Alessandro Baricco

Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti e ndihmoftë fëmijën, Toni Morrison

Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t’ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. 

Çmimi 103,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Morava

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.

Çmimi 143,75 SEK
More
Ne gjendje

Zorba, Nikos Kazantzakis

Zorba ekziston në tre përmasa: si figurë jetësore (janë ruajtur qindra letra të shkëmbyera mes autorit të Kazantzakis si shkrimtar prozator; deri atëherë ai nuk shprehte mëtime në zhanrin e prozës, por ëndërronte të afirmohej si një poet i madh i të gjithë kohërave, si Homeri apo Dante Alighieri.

Çmimi 126,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2474

Botuesi: UEGEN

Zonja Vdekje, Charles Bukowski

Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton jetën e vrazhdë të rrugës me shumë shprehje banale, me rrëfimin e një detektivi, i cili pothuajse kryen detyrën e një polici, duke i kapluar lexuesit me përshkrimin e skenave, të cilat shpeshherë janë tmerruese nëpër kafenetë e njërit prej qyteteve më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000445

Botuesi: Koha Ditore

Zonja vdekje, Carls Bukovski

Nik Belan, një detektiv pijanec në Los Angeles që ka çmimin 6 dollarë për orë, po i ndiqte mizat në zyrën e vet kur aty hyn "një femër që ta sillte mendjen vërdallë" dhe e cila prezantohet si "Zonja Vdekje". Ajo angazhon detektivin Belan për të verifikuar nëse njeriu që ajo e kishte parë në një shitore librash ishte shkrimtari që moti i vdekur, Seline.

Çmimi 80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje