• Banner

Letërsia botërore
librash në shqip nga letërsia botërore

Letërsia botërore

Kjo kategori i dedikohet plotësisht librave shqip nga autorë të letërsisë botërore. Gjithashtu këtu do të gjeni nën-kategori me libra nga "autorët bashkëkohorë ", "autorët klasikë ", "nobelistët ", "skandalozët ", libra me "konspiracion" , "thriller ose policesk ", "rozë ", "poezi " si dhe libra nga "letërsia antike".

Filtrat aktiv

Botuesi: Te tjere

Mali magjik, vëllimi i parë dhe i dytë, Thomas Mann

Arena e veprimit në romanin e Manit është sanatoriumi Berghof, i cili jo vetëm gjeografikisht gjendet në male, por që, sikundër Mali magjik në veprat e vjetra, përfaqëson një botë të mbyllur hermetikisht. Izolimi i tij krijon kushte për një përqendrim karakteresh përfaqësues, veprimtaria e të cilëve pasqyron konfliktet shoqërore, politike dhe shpirtërore...

Çmimi 42,50 GBP
More
Ka mbaruar

Paketë, katër libra nga letërsia japoneze me 20% ulje

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Pylli norvegjez, Haruki Murakami, Dielli që perëndon, Osamu Dazai, Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto, si dhe librin Rashomoni nga Ryunosuke Akutagawa. Të katra librat kanë cmim kopertine prej 3700 lekësh, ofrohen për 2960 lekë vetëm për ditët e Vitit të Ri.

Çmimi 31,45 GBP
More
Në gjendje

Tre libra me 20 % ulje

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Vajzat pa emër, Martha Hall Kelly, Kur mbylla sytë, Linda Green dhe Gruaja në dritare nga A.J.Fin . Të tri librat kanë çmim kopertine 3900 lekë. Ofrohen me 20% ulje

Çmimi 33,15 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2709

Botuesi: Bota Shqiptare

Të mjerët, (vepra e plotë me tre vëllime) Viktor Hygo

Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror. Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Valzhani dhe prifti i Denjit, Murieli. Zhani është i dënuar me burg, ngase kish bërë vjedhje për të siguruar kafshatën e gojës. Ai arriti të ikë nga burgu, strehohet te prifti i Denjit, prifit me humanizmin e tij e pranon.

Çmimi 30,60 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mançes , vëllimi 1+2, Miguel De Cervants Saavedra

Këta të dy marrin përsipër barrën të ringjallin periudhën e kalorësve të arratisur, domethënë ta kthejnë Spanjën edhe tërë botën nja 300 vjet prapa e të hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, që ka zaptuar gjysmën e Amerikës, në Spanjën e vogël e të përçarë dhe të shtypur prej arabëve; nga Koha Moderne në Kohën e Mesme; nga kapitalizmi në feudalizëm;...

Çmimi 25,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Komedia Hyjnore, Dante Alighieri

Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij.

Çmimi 25,50 GBP
More
Në gjendje