• Banner

Letërsia botërore
librash në shqip nga letërsia botërore

Letërsia botërore

Kjo kategori i dedikohet plotësisht librave shqip nga autorë të letërsisë botërore. Gjithashtu këtu do të gjeni nën-kategori me libra nga "autorët bashkëkohorë ", "autorët klasikë ", "nobelistët ", "skandalozët ", libra me "konspiracion" , "thriller ose policesk ", "rozë ", "poezi " si dhe libra nga "letërsia antike".

Filtrat aktiv

Botuesi: Onufri

Shtëpia misterioze, Honore de Balzac

(0)

Kjo shtëpi e zbrazët dhe e shkretë është një kashë e lashtë që s'e ka zgjidhur asnjeri. Më përpara kishte qenë një çiflig i vogël dhe emrin e kishte La Grande Bretèche. Për sa kohë m'u desh të qëndroja në Vandom, ku më kishte lënë Despleni të shëroja një pasanik të sëmurë, pamja e kësaj banese të çuditshme më ngjallte kureshti dhe kënaqësi të patreguar.

Çmimi 3,16 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Motra e humbur, Lucinda Riley

(0)

Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi.

Çmimi 16,84 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rojtari i farit, Camilla Lackberg

(0)

Legjenda popullore thotë se aty sillen shpirtrat e të vdekurve, por kjo nuk e turbullon aspak, përkundrazi në atë vend aq të vetmuar, ku vështrimi të kap vetëm shkëmbinj e det të kripur, Enit i pëlqen të mendojë që fantazmat kanë qëndruar aty për t’i bërë shoqëri. 

Çmimi 14,74 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac

(0)

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.

Çmimi 8,42 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Komploti kundër Amerikës, Philip Roth

(0)

Menjëherë pas fitores, Lindberghu negocion për një “mirëkuptim” të përzemërt me Adolf Hitlerin, ndërsa qeveria e re fillon një program të antisemitizmit njerëzor. Nga ky çast e tutje, Shtetet e Bashkuara ndalojnë së mbështeturi britanikët dhe francezët dhe, prapa neutralitetit në dukje, hyjnë në marrëveshje me Gjermaninë e Hitlerit.

Çmimi 13,16 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Na ishte një princeshë, Johanna Lindsey

(0)

Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë  e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia...

Çmimi 12,63 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme, Elif Shafak

(0)

Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi ne industrinë e pisët të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në...

Çmimi 12,63 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Një martesë e pazakontë, Carolyn Brown

(0)

Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç’thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur.

Çmimi 10,53 
More
Në gjendje