Lista e librave të botuesit Plejad

Plejad
Filtrat aktiv

Referenca: 2869

Botuesi: Plejad

Dritehije shqiptaro-greke, Ndricim Kulla

Marrëdhëniet shqiptaro – greke kanë mjaft dritë – hije, por e rëndësishme është që ato të dihen e të njihen, se vetëm kështu kanë shans të evoluojnë. Për këtë, mbi të gjitha duhet vullnet politik dhe ndershmëri intelektuale, për të pranuar të mirat dhe të këqijat e secilit qëndrim.
5,95 CHF
More

Referenca: 2892

Botuesi: Plejad

Albanologu me i madh i shekullit XX, Ndricim Kulla

Ishte një njeri i një origjinaliteti të rrallë, unik në llojin e tij. E shoqërizonte me natyrshmëri besimin me një kulturë të gjerë, të thellë, të nxjerrë e të kërkuar në dorë të parë, të filtruar nga një lakmi e parakohshme, e pareshtur dhe e palodhur për të vërtetën, në një shumëllojshmëri fushash të dijes.
7,93 CHF
More

Referenca: 2543

Botuesi: Plejad

Antikrishti, mallkimi i krishtërimit, Fridrih Nice

Jeta e Niçes përfshiu gjysmën e dytë të shekullit të XIX. Kjo periudhë karakterizohej nga një zhvillim i shpejtë teknologjik. Në sajë të këtyre arritjeve një frymë optimizmi ndjehej kudo. Kjo kohë u përputh pikërisht me kulmin e magjepsjes nga zhvillimi material. Në këtë periudhë besohej se zhvillimi material do t'i sillnin njeriut lumturinë e shumë...
4,95 CHF
More

Referenca: SKU001543

Botuesi: Plejad

Mbi edukimin estetik të njeriut, Friedrich Schiller

Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi estetikën. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU001612

Botuesi: Plejad

Ç'kuptim mund të ketë jeta, Alfred Adler

"Ç'kuptim mund te kete jeta" është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj. Duke u përqendruar mbi ato të cilat Adleri i quan "tre detyrat e jetës – martesa, puna dhe lidhjet shoqërore – autori eksploron çështje kyçe që ndikojnë në progresin e...
5,45 CHF
More

Referenca: SKU001980

Botuesi: Plejad

Dialogje, Seneka

Në këtë situatë të sundimit tiranik e të pafuqisë politike, për Senekën ashtu si dhe për Ciceronin kohë më parë, filozofia u shndërrua në një rrugë shpëtimi. Është pikërisht kjo periudha ku Seneka kompozon shkrimet e tij më të rëndësishme, të përfshira në vëllimin "Dialogje" me natyrë etike dhe filozofike.
5,95 CHF
More

Referenca: 2545

Botuesi: Plejad

Psikologjia e inteligjencës, Jean Piaget

Jean Piaget, psikolog zviceran, pioner i studimeve mbi zhvillimin e fëmijëve, që me veprën e tij të njohur në mbarë botën, arriti të ketë një ndikim dhe një efekt të thellë në fushën e psikologjisë, sociologjisë, edukimit dhe ligjit. 
5,95 CHF
More

Referenca: 2544

Botuesi: Plejad

Tipat psikologjike, Carl Gustav Jung

Ky libër, njëri nga dokumentet kyç të kulturës së sotme bashkëkohore, është rezultati përfundimtar i një periudhe 20 vjeçare studimesh, të kryera nga Jungu në fushën e psikologjisë praktike, në kërkim të veçantive karakterologjike që drejtojnë raportin e individit me botën.
5,95 CHF
More

Referenca: SKU002043

Botuesi: Plejad

Shkolla e Robinsoneve, Zhyl Vern

Titulli: Shkolla e RobinsonëveOrigjinali: École de RobinsonsGjinia: RomanAutori: Zhyl VernShqipëroi: Fatmir DibraShtëpia botuese: PlejadViti: 2010Fq. 194Pesha: 0.201 kgISBN: 978-99956-57-21-5
5,95 CHF
More

Referenca: SKU001088

Botuesi: Plejad

Trans, Dashnor Kokonozi

Në këtë roman të dytë trajtohen ngjarjet që tronditën themelet e shoqërisë shqiptare në fundshekullin e kaluar. Gjithçka shihet me syrin e dikujt të cilit pak i interesonte se çfarë po ndodhte, sikur një telefon në mesnatë të mos ndikonte që ai të bëhej dëshmitar i tyre dhe së fundi të shohë të shkallmuar edhe vetë ekzistencën e tij.
5,95 CHF
More

Botuesi: Plejad

Metafizika e dashurisë, Arthur Schopenhauer

Përgjithësisht jemi mësuar të shohim vetëm poetët të merren me përshkrimin e dashurisë. Kjo është zakonisht tema kryesore e të gjitha veprave dramatike, tragjike apo komike, romantike apo klasike, indiane apo evropiane.
5,95 CHF
More