• Banner

Lista e librave të botuesit Plejad

Plejad
Filtrat aktiv

Referenca: 2584

Botuesi: Plejad

Sistemi foljor i gjuhës shqipe, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej gati 40 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore "Doktor i Shkencave" (1992) dhe "Drejtues Kërkimesh – Profesor" (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave.

Çmimi 16,65 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2862

Botuesi: Plejad

Sistemi rasor i emrave të shqipes, Kolec Topalli

Kolec Topalli punon prej 35 vjetësh në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka gradat shkencore Doktor i Shkencave (1992) dhe Drejtues Kërkimesh – Profesor (1994). Është nderuar me titullin "Mësues i Popullit" (1993). Ka botuar më shumë se 130 tituj: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit dhe me...

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Xhamitë e Shqipërisë, historia, arkitektura, shek XV – XIX, Aleksandër Meksi

Ndërtimet e kultit mysliman me shumëllojshmërinë e tyre, zënë vend të rëndësishëm në tërësinë e arkitekturës së Mesjetës së Vonë (shek. XV-XIX). Ato ngrihen në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët gjatë këtyre shekujve, si dëshmi të qarta të një periudhe të historisë së popullit shqiptar dhe të ndërtimeve në veçanti.

Çmimi 38,85 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2750

Botuesi: Plejad

100 vjet pavaresi, Ndricim Kulla

Ky është një album i cili i kushtohet 100 vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisjeje.

Çmimi 27,75 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Plejad

Lufta që i dha fund paqes, Margaret MacMillan

Debati mbi zanafillat e luftës ka vite të tëra që zien. Shpjegimi i MacMillan – it shkon drejt e në thelbin e gabueshmërisë politike. Pothuajse çdo hamendësim i bërë nga udhëheqësit europiane doli të ishte i gabuar. I shkruar me elegancë, me portretizime të mrekullueshme të karakterit të aktorëve kryesorë, ky është libër që duhet vlerësuar si gjë e çmuar.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 3

Lumin e madh të mendimit të një kombi që derdhet në detin e ndërgjegjies dhe historisë së tij, e pasurojnë natyrshëm prurjet e mendimtarëve më të mëdhenj ose të lëvrimit të temave më të mëdha që një mendim i caktuar shton për t'iu përballur domosdoshmërisë historike dhe shpirtërore të një vendi.

Çmimi 19,98 
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 1

Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.

Çmimi 19,98 
More
Në gjendje