• Banner

Filtrat aktiv

Botuesi: Poeteka & Ideart

Poezi të zgjedhura, Tadeusz Rozewicz

Përveç poezive, të qëmtuara me kujdes dhe që përfaqësojnë faza të ndryshme të krijimtarisë së këtij autori, botimi "Tadeusz Rozewicz – Përmbledhje poezish" shoqërohet edhe nga dy tekste që vihen në ndihmë të lexuesit për të komunikuar më mirë me krijimtarinë dhe për të pasur në duar disa çelësa.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Zambaku

Pajtoni, Nikollai V. Gogol

Janë tregime me subjekt të gërshetuar fantastik dhe realist: përshkrimi i jetës fshatarake, i zakoneve dhe i dokeve të atyre anëve, shoqërohet me përshkrimet e paharrueshme të natyrës dhe me riprodhimin e goditur të gojëdhënave në frymën e folklorit ukrainas. 

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Gjylistani dhe Bostani, Saadiu

Letrarët dhe studiuesit e letërsisë botërore e vërtetojnë këtë thënie dhe për më tepër kjo shprehet qartë te “Gjylistani dhe Bostani”. Vetëm nëpërmjet saj mund të krijosh një përfytyrim të drejtë për personalitetin e Saadiut.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 

Çmimi 8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Te gjithe do ta dijne dhe do te heshtin (ebook), Meti Disha

Poezia, për ne, është ajka e leximit dhe medoemos ajo duhet të jetë një ushqim i vazhdueshëm i mendjeve të atyre që nuk shkëputen nga dieta e artit. Sidoqoftë, poezia duhet të shërbejë për më shumë, ajo duhet që, me brishtësinë dhe mprehtësinë e saj, të depërtojë gjer tek zemrat e lexuesve, duke shndritur kështu universin e botëkuptimit të tyre.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Ndjenja e kohës, Giuseppe Ungaretti

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht,...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Masivi i gjumit, Durs Grunbein

Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje