• Banner

Filtrat aktiv

Botuesi: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Antologji e poezisë bashkëkohore greke

Poetët e përfshirë në të janë të rinj, shumica prej tyre nën dyzetë, por ata bartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke, duke u bërë kështu pjesë e periudhës post-moderne të shkruar pas konsolidimit shtetëror të viteve ’70. Vëzhgimi i mprehtë e i thellë i këtyre poetëve të rinj, krahas disa prej patriarkëve të poezisë greke është i...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Masivi i gjumit, Durs Grunbein

Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Ndjenja e kohës, Giuseppe Ungaretti

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht,...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Te gjithe do ta dijne dhe do te heshtin (ebook), Meti Disha

Poezia, për ne, është ajka e leximit dhe medoemos ajo duhet të jetë një ushqim i vazhdueshëm i mendjeve të atyre që nuk shkëputen nga dieta e artit. Sidoqoftë, poezia duhet të shërbejë për më shumë, ajo duhet që, me brishtësinë dhe mprehtësinë e saj, të depërtojë gjer tek zemrat e lexuesve, duke shndritur kështu universin e botëkuptimit të tyre.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar