• Banner

Filtrat aktiv

Botuesi: Te tjere

Qyteti pa emër, Czeslaw Milosz

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini, Ebook

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.

Çmimi 5,33 
More
Në gjendje

Referenca: 2844

Botuesi: Aleph

Lady Lazarus, Sylvia Plath

Këto poema marrin mbi vete rreziqe të jashtëzakonshme, duke e shtrirë stilin e thatë e të zhveshur të Sylvia Plath – it deri aty ku nuk mban më. Janë një triumf i hidhur, provë e kapacitetit të poezisë për t'i dhënë realitetit qëndrueshmërinë më të madhe të së imagjinuarës. Ajo nuk mund të rikthehej prej tyre.

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000177

Botuesi: Ideart

Kapercimi i oazeve, Maria Luisa Spaziani

Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000169

Botuesi: Ideart

E kuqja eshte blu, poezi, Edoardo Sanguineti

Edoardo Sanguineti është një nga emblemat e poezisë dhe kulturës jo vetëm të neomodernitetit italian, por edhe më gjerë. Ai është poet i përtejavanguardës, kulturolog i shumëfishtë dhe autor i një serie tekstesh poetike, narrative e teatrale.

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2980

Botuesi: Te tjere

C'mendim ka Minotauri per Poezine, Miroslav Holub

Le ta themi pa ngurrim se libri ruan tharmin e titullit, një shtrirje e pastoli gjërash, jo dhe aq kafka nën lëkurë sesa truri nën kafkë; trajtat e marrëdhënieve, të politikës, të historisë; ritmet e ndjeshmërisë dhe mosdashurisë; qetimi dhe dallgëzimi i besimit, i shpresës, i dhunës, i artit.

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2845

Botuesi: Aleph

Shenime nga realiteti i vetes, Jorie Graham

Ajo që më intereson në mënyrën si i trajton temat historike në poezitë e veta Jorie Graham është se ajo i shmanget jo vetëm modelit klasik, por edhe atij kristian që evokoi Yeats - i e të tjerë pas tij, por po njëlloj ka refuzuar modelet utopike dhe populiste të poeteve feministe dhe socialistëve.

Çmimi 6,66 
More
In Stock

Botuesi: ACFOS-Albania

Rubaijjati, Umer Khajjamit

Rubairat (Rubaijjati) e Umer Khajjamit, të përkthyera në gjuhën shqipe nga një dorë mjeshtërore si ajo e Hafiz Ali Korçës, është padyshim një nga kryeveprat botërore të sjella, për fatin tonë, edhe në tryezën tonë shqiptare, për të shijuar dhe për të përfituar sa më shumë prej fryteve të tyre.

Çmimi 6,66 
More
Ka mbaruar