• Banner

Filtrat aktiv

Botuesi: Ideart

Mendje dimri, Wallace Stevens

Avokat dhe drejtues i një kompanie të madhe sigurimesh, poeti i madh amerikan e kërkoi poezinë jo në realitetin e përditshëm, por brenda vetes, duke thurur një rrjetë të veçantë e të habitshme aluzionesh dhe iluzionesh, ku idetë dhe mitet ushqejnë "fiksionin suprem".

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Qyteti pa emër, Czeslaw Milosz

Poet, prozator, eseist, historian i letërsisë dhe përkthyes brilant i letërsisë polake, angleze, lituane, hebraike, greke, japoneze etj. Ai është një personalitet i letërsisë botërore, që me gjuhën e fuqishme të ironisë dhe sarkazmës, farsës dhe groteskes, zbuloi përmes artit poetik bukuritë dhe shëmtitë e realitetit të shoqërisë njerëzore.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000177

Botuesi: Ideart

Kapercimi i oazeve, Maria Luisa Spaziani

Bëhet fjalë për një libër thuajse me një tematikë, i përbërë prej poezish dashurie, që zënë shumë mirë vendin e një rrëfimi origjinal apo edhe të një ditari lirik, që kalon përmes ngjyrimesh të shumta ndjesore dhe jo më pak ndërlikimesh erotike të një jete plot befasi e telashe.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000169

Botuesi: Ideart

E kuqja eshte blu, poezi, Edoardo Sanguineti

Edoardo Sanguineti është një nga emblemat e poezisë dhe kulturës jo vetëm të neomodernitetit italian, por edhe më gjerë. Ai është poet i përtejavanguardës, kulturolog i shumëfishtë dhe autor i një serie tekstesh poetike, narrative e teatrale.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Rubaijjati, Umer Khajjamit

Rubairat (Rubaijjati) e Umer Khajjamit, të përkthyera në gjuhën shqipe nga një dorë mjeshtërore si ajo e Hafiz Ali Korçës, është padyshim një nga kryeveprat botërore të sjella, për fatin tonë, edhe në tryezën tonë shqiptare, për të shijuar dhe për të përfituar sa më shumë prej fryteve të tyre.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar