• Banner

Filtrat aktiv

Referenca: SKU001247

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, vëllimi i parë, L.N. Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001235

Botuesi: Kokona

Margaritari, John Steinbeck

Në qytet tregojnë historinë e margaritarit të madh, se si e gjetën dhe si e humbën pastaj. Tregojnë për Kinon, peshkatarin dhe për të shoqen, Huanën, dhe për foshnjën e tyre, Kojotiton. Kjo histori është ngulur në mendjen e secilit ngaqë është treguar shumë herë.

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001217

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Dëshirave 1, Financieri, Teodor Drajzer

Me "Triologjinë e Dëshirave", ashtu si edhe në shumicën e veprave të Drajzerit, elementi autobiografik është bashkëudhëtari letrar më besnik. Është elemneti i sigurisë maksimale, sepse ai luan jo vetëm me grafikën e kontrasteve shoqërore, por edhe me depërtimin në detaje në sensimentin e personazheve që mishërojnë tiparet klasike të një shoqërie në degradim.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001192

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Biseda me Jorge Borges

Në këto pyetje – përgjigje për radion argjentinase, ai nuk vjen si një shkrimtar i moshuar i mbushur me nderime, por si një njeri në kulmin e zgjuarsisë së tij, erudit dhe tërheqës, që përgjatë tridhjetë bisedave ngacmuese, do të zbulojë pak nga pak fushën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimit të tij.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001104

Botuesi: Dituria

Viti 93, Viktor Hygo

Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së Revolucionit Francez. Në një sfond  të pasur historik me ngjarje dramatike e intensive Hygoi paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje