• Banner

Filtrat aktiv

Referenca: 2597

Botuesi: OMBRA GVG

Majkelli, vellai i Xherrit, Xhek London

Nuk është kollaj t'i bindësh njerëzit të mblidhen dhe akoma më e vështirë t'i bësh ata të lëvizin në protesta të organizuara kundër kushteve të padurueshme të jetës, aq më tepër për kafshët, të cilat me aq "dashuri" i kanë skllavëruar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2596

Botuesi: OMBRA GVG

Horla dhe tregime te tjera, Gi de Mopasan

Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX – të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2563

Botuesi: Dituria

Novela, Stefan Cvajg

Krijimtaria e Stefan Cvajgut është shumë e larmishme, sepse edhe interesat e tij kulturorë ishin të jashtëzakonshëm. Ai përktheu mjaft duke u dhënë lexuesve të gjuhës gjermane poetë e prozatorë të njohur. Studioi dhe shkroi një mori monografish për personalitete të shquara të letërsisë, artit dhe shkencës.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2551

Botuesi: Toena

Shpresa, Andre Malraux

Libri flet për 8 muajt e parë të Luftës Civile në Spanjë midis fashistëve të udhëhequr nga Gjenerali Franko dhe republikanëve. Është një roman që flet për luftën, një roman polifonik (me shumë zëra) sepse Malraux refuzon të ndalet tek psikologjia e personazheve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2520

Botuesi: Dituria

Koprraci, Molieri

Në komedinë "Koprraci" Molieri demaskon me forcë të madhe fuqinë shkatërruese të parasë dhe godet koprracinë, që ishte tipar karakteristik i borgjezisë në zhvillim. Ai e dënon si një ves të ulët me pasoja shumë negative. Harpagoni koprrac e fajdexhi jeton nën ethen e parave.

Çmimi 350 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2498

Botuesi: Te tjere

Tregime te zgjedhura, Franc Kafka

Shumica e shkrimeve të tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij. Megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin, janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit. Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër "Metamorfoza" dhe romani i tij i pambaruar "Procesi" dhe "Kështjella".

Çmimi 450 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2489

Botuesi: Onufri

Shumë zhurmë për asgjë, Uiliam Shekspir

Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i "Shumë zhurmë për asgjë" nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2488

Botuesi: Onufri

Shtrëngata, Uiliam Shekspir

Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2487

Botuesi: Onufri

Jul Cezari, Uiliam Shekspir

Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2486

Botuesi: Onufri

Antoni dhe Kleopatra, Uiliam Shekspir

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar