• Banner

Lista e librave të botuesit UET Press

UET Press
Filtrat aktiv

Botuesi: UET Press

Zogjtë e qyqes, Gani Mehmetaj

Romani “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen në mes të serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Vila me tri porta, Vera Bekteshi

Vila me tri porta, përtej dëshmisë që përfaqëson, duhet lexuar edhe për aftësinë e madhe për ta shndërruar kujtesën në një letërsi, e cila të na prekë regjistra të ndryshëm emocionalë, ku nuk përjashtohet dhe ironia e poezia. Pra, një libër i bukur, që tregon se si mund të përshkruajmë ferrin e megjithatë të mos e humbasim parajsën brenda nesh.

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Vajzat e '90, Anila Janka

Dyert e ambasadave të huaja, të vendeve të ndryshme, u shpërthyen nga dhjetëra njerëz të revoltuar që donin t'i largoheshin regjimit të egër diktatorial. Rrugët, të vetmet dëshmitare të sinqerta të kësaj ngjarjeje, për herë të parë ngelën të shkreta; u boshatisen nga të rinjtë. Sistemi, tashmë i kalbur, po fillonte të thërrmohej si ajo rrënoja që nuk ka...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Unë kam vrarë, Eni Vasili

Këto personazhe thellësisht dramatike janë gra dhe vajza shqiptare, ato që i kemi ndeshur shpesh në rrugë, në jetën e përditshme, por që befas shfaqen këtu, prapa hekurave të burgut. Drama e këtyre grave i kapërcen kufijtë e çdo seance gjyqësore.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Tutori, Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti nga Kruja është një nga "fëmijët terribël" të viteve nëntëdhjetë, që ia ka dalë të zmadhojë horizontet dhe eksplorojë mundësitë e ofruara nga shqisimet e saj.

Çmimi 8,93 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Tri kohë të Shqipërisë në Time, Belina Budini

Libri i Belina Budinit "Tri kohë të Shqipërisë në Time", tregon, veç të tjerash, se paradigma e kohës, është po aq e përshtatshme për tekste studimorë, sa ç'është e tillë për metafora poetike. Titulli është i bukur. Dhe jo vetëm titulli. Teksti ka prirjen ta shtyjë mendimin përtej asaj që lexon.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Tre divorcet e zotit Viktor N, Rudolf Marku

Ndjen sa shumë që i ka munguar Eva në jetën e vet! Ndjen se papritur, për një trill të fatit, ai do ta takojë Evën përsëri. Evën që jeton në pjesën tjetër të Botës. San Francisko është qyteti ku njerëzit bien të flenë në kohën kur banorët e Londrës sapo zgjohen.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje