Ky punim ka karakterin e një debati historik shkencor. Fillin e ka marrë nga formulimet historike që përmban “Enciklopedia e Maqedonisë”, botuar nga Akademia e Shkencave e Shkupit me 2009, në zërin shqiptarët e Maqedonisë.
Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.
Poema romantike "Shtegtimet e Çajlld Haroldit" së bashku me njoftimet që përmbajnë letrat e Lordit drejtuar nënës së vet dhe shënimet në formë ditari që ka mbajtur bashkudhëtari i tij Xhon Kem Hobhauz, përbëjnë lëndën e kësaj trajtese.
Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes.
Principata Mesjetare e Arbërisë e viteve 1190-1215 është formacioni i parë shtetëror shqiptar. Si proces historik, formimi i tij nënkupton për vendin fillimin e një diferencimi të ri shoqëror, plasaritjen e bashkësive krahinore, zhvillimin e lidhjeve ndërkrahinore, dobësimin e ndjenjës së fisit dhe zëvendësimin e saj me ndërgjegjen e kombësisë.
Me këtë botim, publiku shqiptar po vihet për të parën herë në dijeni me historinë e një krahine shqiptare tepër të martirizuar gjatë shekujve. Fjala është për krahinën e Çamërisë, e cila nga historianët e huaj njihet si pjesë përbërëse e provincës së Epirit të Lashtë apo të "Epirit të Vjetër" të historisë mesjetare.
Monografia trajton që në hyrje problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri sot dijetarët e ndryshëm dhe, pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre, sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të ilirologjisë.
Në këtë trajtesë është mbështetur kryesisht në burimet dokumentare të kohës së ngjarjeve dhe në dëshmitë e shkruara nga protagonistët e tyre, disa nga të cilat i ka përmbledhur në pjesën e dytë të vëllimit. Krahas burimeve ai ka shfrytëzuar dhe njoftimet që ai vetë ka mbledhur nga bisedat me protagonistët e ngjarjeve, të cilët ka pasur fatin t'i njohë...
Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në Stamboll, Turqi dhe është një historian shqiptar. Ishte djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e asaj që njihet si Dera e madhe Frashëri.
Histori e mirëfilltë e Skënderbeut, mbështetur në dokumente dhe materiale të shumta arkivore. Ndryshe nga historitë e tjera të shkruara për Skënderbeun, kjo është më e kompletuar dhe e sheh Heroin jo vetëm si udhëheqës të luftës çlirimtare, por edhe si nismëtar të shtetit shqiptar.