Titulli: Pse unë jam unë? (kopertinë e trashë)
Origjinali: What makes me me?
Gjinia: Enciklopedi
Autori: Robert Winston
Shqipëroi: Entela Lako
Shtëpia botuese: EduAlba
Viti: 2005
Fq. 96
Pesha: 0.658 kg
ISBN: 978-99927-749-1-6
Mbi librin
A e dinit se shenjat e gishtërinjve të gjithësecilit janë të papërsëritshme? Të tillë janë edhe zëri juaj, mendimet tuaja dhe personaliteti juaj. Jeni vërtet i mrekullueshëm, por çfarë ju bën të jeni ky që jeni? Bashkohuni me autorin Robert Winston në një udhëtim të mahnitshëm si eksploratorë të mendjes dhe trupit tuaj, për të zbuluar arsyet befasuese përse secili nga ne është ndryshe.
Koment nga autori
A e keni menduar ndonjëherë përse i urreni lakrat? Përse keni fytyrë kaq të ndryshme nga të tjerët apo përse ndonjëherë zëri juaj i ngjan aq shumë zërit të prindërve tuaj? Trupi dhe truri juaj, mënyra si mendoni, veproni dhe silleni janë të gjitha të lidhura me njëra – tjetrën dhe të gjitha këto ju ndihmojnë të jeni të ndryshëm nga të tjerët.
Ky libër flet për të gjitha ato që ju bëjnë kështu si jeni, që nga forma e veshëve dhe tingulli i zërit, deri tek gjërat që ju frikësojnë apo ju bëjnë për të qeshur. Gjenet, personaliteti dhe talentet tuaja janë të gjitha pjesë e asaj që rrëfehet në këtë libër, ndërkohë testet e propozuara aty do t'ju mësojnë edhe më shumë. Mbi të gjitha ky libër është i tillë që, duke iu zbavitur, ju bën të gjeni vetë çfarë ju bën të jeni ju.