• Banner

Filtrat aktiv

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Puthësi i paligjshëm, Azem Deliu

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 20 vjeçar, Azem Deliu.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej...

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botart

Vajza të dashuruara, Jacqueline Wilson

Imagjinoj këtë djalosh biond bukurosh me sy të mëdhenj kafe që shëtit rreth një makine gjysmë të parkuar në trotuar. Ndalon në një anë që të më hapë rrugën, vetëm se unë kaloj po nga ajo anë. Kalon nga ana tjetër dhe, po ashtu, edhe unë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Tre metra mbi qiell, Federico Moccia

Një histori e bukur dashurie. Një mikrokozmos me jetë të rinjsh që kërkojnë të ecin "tre metra mbi qiell". Vajzat veshin Onyx apo çdo lloj tendence të re, flasin për Avant, për Marsan dhe për modën e minutave të fundit. Ato presin të takojnë djaloshin e jetës së tyre. Djemtë bredhin me motor dhe sfidohen në prova force fizike, në shpejtësi, në rrezik.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2449

Botuesi: OMSCA-1

Urat e Medison Kauntit, Robert James Waller

Nëse e keni përjetuar ndonjëherë dashurinë e vërtetë të jetës suaj, atë dashuri që për një arsye a ndonjë tjetër ka qenë e pamundur të realizohej, do ta kuptoni pse lexuesit e të gjithë botës janë prekur kaq shumë nga ky roman, saqë e shndërruan atë në një dukuri të veçantë botimi dhe në librin më të shitur.

Çmimi 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Një gur zemrës, Douglas Kennedy

Amerikani Nik Hothorni, personazhi kryesor i romanit, udhëton drejt Australisë për të ngjyrosur paksa jetën e shpëlarë e pa ndonjë farë keqardhjeje që bënte në vendlindje. Ai pendohet menjëherë për udhëtimin turistik që bën, sepse asgjë e veçantë s'e tërheq atje.

Çmimi 640 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Une e doja, Anna Gavalda

Adriani ka ikur. E ka lenë. Për një grua tjetër, më të re në moshë. Kloe bashkë me të dy fëmijët, ndjehet si e shokuar. Atëherë, Pieri, i vjehërri ndjen se duhet t'i rrijë asaj pranë e ta ngushëllojë. Dhe ashtu, në atë mënyrën e tij. Në vend që ta dënojë të birin për atë që ka bërë, duket sikur në një farë mënyre e adhuron.

Çmimi 650 Lekë
More
Ne gjendje