• Banner

Filtrat aktiv

Referenca: K1R2P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Një e fshehtë në zemër, Nicholas Sparks

Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Djemtë e pashëm, Delphine De Vigan

Ema është një vajzë me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërrimtare, që vishet çuditshëm, që ka lexuar shumë libra dhe që ka parë tepër filma. Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket nga e para, sa herë që përjetohet. "Djemtë e pashëm" përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.

Çmimi 5,55 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi, Roza Sjabitova

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Pegi

Një verë pa burra, Siri Hustvedt

Gra të përbuzura. Unë vajtova, ulërita dhe përplasa grushtet pas murit. Unë e tremba atë. Ai dëshironte paqe, ta linin rehat të vazhdonte rrugën e tij me neuroshkencëtaren e edukuar të ëndrrave të tij, një grua me të cilën ai nuk kishte as të shkuar, as dhimbje të mbartura, as konflikte.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Referenca: 2998

Botuesi: Bota Shqiptare

Të besosh në mrekulli, Nicholas Sparks

Xheremi Marashi është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve. Një ekspert që duke u përpjekur të zbresë nga piedestali të mbinatyrshmen në artikujt që boton në Scientific American, sapo bëri shfaqjen e parë në TV kombëtar.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2997

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpëtomë, Guillaume Musso

Kur, në një natë të ftohtë dimri, Zhylieta dhe Semi këmbehen në zemër të Broduejit, lind dashuria me shikim të parë. Ajo, franceze e bukur 28 vjeçe, kryen disa punë të vogla duke ushqyer njëkohësisht ëndrrën për t'u bërë aktore. Ai, 30 vjeçar, një pediatër i ri njujorkez i përkushtuar me trup e shpirt pas punës, qysh nga vetëvrasja e së shoqes.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2982

Botuesi: Te tjere

Kurth i pangrehur, Catherine Cookson

Ana Emerson i kishte kushtuar jetën djalit të saj dhe midis tyre ishte krijuar një lidhje që asgjë nuk do të mund ta thyente apo ta shkëpuste ndoshta as vetë Xhon Emerson, bashkëshorti i Anës dhe babai i Laurit. Kur Lauri fejohet, Ana e kupton që situata bëhet e vështirë për t'u pranuar.

Çmimi 7,77 
More
In Stock

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Më fal se të dua, Federico Moccia

Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë. Niki dhe shoqet e saj janë në vitin e fundit të shkollës.

Çmimi 13,88 
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P1

Botuesi: Bota Shqiptare

A do të jesh aty, Guillaume Musso

Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e Ilenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje