Romancë
Zgjidhni nga librat më të mirë rozë në shqip.

Romancë

Zgjidhni nga librat më të mirë rozë në shqip.

Subcategories

Filtrat aktiv

Referenca: K1R2P36

Botuesi: Dituria

Udhëtimi i çuditshëm i një sendi të humbur, Salvatore Basile

Deti është i trazuar dhe në plazh valëviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë për t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpisë së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur.
850 Lekë
More

Referenca: SKU000079

Botuesi: Botimet Dudaj

Akulli pervelues, Nora Roberts

Nora Roberts, njëra ndër shkrimtaret më të lexuara sipas New York Times, shpalos në këtë roman klasik një histori mahnitëse të mbushur plot sharm e tension e në të njëjtën kohë të mbështjellë nga një pasion i zjarrtë, që shoqërohet nga vrasje të kryera me gjakftohtësi.
800 Lekë
More

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000080

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana me sy të gjelbër, Sveva Casati Modignani

Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj.
900 Lekë
More

Referenca: 2088

Botuesi: Botimet Dudaj

Eleganca e iriqit, Muriel Barbery

Autorja i bën personazhet e saj që, hap pas hapi, të reflektojnë dhe të ndryshojnë vizionin e tyre për jetën. Romani është një tregim modern i një aventure njerëzore, një refleksion filozofik mbi kuptimin e jetës.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000082

Botuesi: Botimet Dudaj

Bije prostitute, Kristine Gren

Maria, një gazetare e re dhe e bukur, por me një të kaluar të keqe, kërko9n të ngjitet lart e më lart. Ajo i përdor burrat si trampolinë për karrierën e saj. Kur armët erotike nuk mjaftojnë, ajo nuk tutet të bëjë edhe shantazh. I suksesshmi Maks u përshtatet më së miri planeve të saj për jetën.
600 Lekë
More

Referenca: 2159

Botuesi: Dituria

Një grua në Paris, Paula McLain

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe...
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashnorja e dashnorit tim, Maggie O'Farrell

Me t'u takuar me Markusin në një përurim galerie në Londër, Lili tërhiqet menjëherë prej tij. Në më pak se një javë, ajo bie menjëherë në dashuri me arkitektin me forcë të madhe tërheqëse, por dredharak, pastaj vendoset në papafingon e tij në East London. Lili është e papërgatitur për atë që e pret.
750 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vajza e mjaltit, Cristina Caboni

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001989

Botuesi: Botimet Dudaj

Ai që nuk dinte të dashuronte, Harold Robbins

"Ai që nuk dinte të dashuronte" është frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.
1 500 Lekë
More