Referenca: SKU001853
Botuesi: Te tjere
36 shkronjat, Tatjana Sini
"36 shkronjat" është një libër dhe fletore pune së bashku ku fëmija do të mësojë si t'i lexojë dhe si t'i shkruajë shkronjat. Kështu, ai do të përgatitet për klasën e parë.
Banner
Janë 20 libra.
Referenca: SKU001853
Botuesi: Te tjere
"36 shkronjat" është një libër dhe fletore pune së bashku ku fëmija do të mësojë si t'i lexojë dhe si t'i shkruajë shkronjat. Kështu, ai do të përgatitet për klasën e parë.
Referenca: SKU001180
Botuesi: Onufri
Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
Referenca: SKU000012
Botuesi: Cabej
Çufoja dhe Bubi Kaçurrel është një nga librat që konsiderohet tashmë një perlë e letërsisë shqiptare, që mund të lexohet nga fëmijë po edhe nga të rritur që duan të përkujtojnë fëmijërinë e tyre.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU001698
Botuesi: Te tjere
Më mirë një fabul në xhep sesa një xhep bosh.
Referenca: SKU001635
Botuesi: Onufri
Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes...
Referenca: SKU001527
Botuesi: Skanderbeg Books
Dyzetenëntëvjeçarja, Urani Kabral, një grua e ftohtë dhe ngurtë, por që dikur ka qenë një vajzë e brishtë dhe ndjeshme, është rikthyer të vizitojë atdheun e saj, Republikën Domenikane. E gjurmuar gjithë jetën nga ndjenja e terrorit, e zbrazëtisë dhe e humbjes, Urania e gjen veten duke u endur rrugëve të qytetit të saj të lindjes dhe duke përsjellë në...
Referenca: SKU000483
Botuesi: OMSCA-1
I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.
Referenca: SKU001541
Botuesi: Papirus
Mund të thuhet, me sa duket, se ekonomia politike është vërtet një shkencë si të tjerat. Duke u lidhur me interpretimin e fakteve njerëzore, ajo ka një pavarësi të plotë nga sistemet filozofike, e cila është ambicja (mbase e tepruar) e shkencave ekzakte.
Referenca: SKU001531
Botuesi: Toena
I ndërtuar mbi dy motive të ndërthurura, jeta e shkrimtarit dhe rruga e tij e vështirë drejt letërsisë, ky "pothuajse roman", me personazh qendror vetë autorin, na sjell pamje të papërsëritshme epokash, të djeshme dhe të sotme.
Referenca: SKU001747
Botuesi: Onufri
Duke qenë edhe ajo shkrimtare, bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena, zbulon fatin e një çifti të pazakontë. Në këtë rrëfim të mbushur plot ngjarje që dalin dhe e kapërcejnë të zakonshmen e një jete të përbashkët, shpaloset aktualiteti i një gjysmë shekulli që ka parë apogjeun, dhe më pas, agoninë dhe fundin e regjimeve komuniste në Europën Lindore.
Referenca: SKU001646
Botuesi: Onufri
Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës.